Policia e Shtetit po zhvillon disa operacione anti-kanabis në të gjithë vendin.
Si pasojë e kontrolleve janë vënë në pranga 8 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë për kultivim dhe shpërndaje drogë në qytete të ndryshme të vendin.
4 persona janë arrestuar në Dibër, pasi hetimeve 3 mujore, pasi akuzohet se shpërndanin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Dibrës.
Të rinjtë janë arrestuar në një lokal, ku u kapen me doza kokainë dhe 500 dosa kanabisi me vete, që i kishin bërë gati për t’i shitur në Dibër.
Policia zhvilloi operacionin e koduar “Eklipsi”, duke vënë në pranga Diamont Kapxhiu, 21 vjeç, Erlind Nura, 24 vjeç, Ernal Shulku, 40 vjeç dhe Kleo Kaleshi, 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi.
Gjithashtu u shpall në kërkim policor shtetasi Tajson Tafa, 23 vjeç.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.
Në Gjirokastër janë vënë në prnaga 2 persona, pasi akuzohen se mbollën një parcelë kanabis në zonën e pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël.
Zbulimi i parcelës u bë më dron, ndërsa policia vuri në pranga Rigert Çelo, 35 vjeç dhe Kasem Miho, 18 vjeç, banues në fshatin Hormovë, të dyshuar si autorë të kultivimit të kanabisit.
Edhe në Fier janë arrestuar 2 persona me inicialet M. M., 25 vjeç dhe J. (Y). Gj., 24 vjeç, pasi janë kapur nga në një lokal në fshatin Bishan, me doza kokainë dhe kanabisi.
Ndërsa në Krujë është shpallur në kërkim një 52-vjeçar B.V., pasi kishte kultivuar kanabis në fshatin Arrameras në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.