Nga Robb Rutledge
“The Conversation”
Shumica e njerëzve do të donin që të ishin më të lumtur. Por nuk është gjithmonë e lehtë tadish se si ta arrish atë qëllim. A ka ndonjë ekuacion për lumturinë? Janë sugjeruar shumë formula. Flini mjaftueshëm. Ushtrohuni fizikisht. Meditoni. Ndihmoni të tjerët.
Kaloni sa më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Në përgjithësi që të gjitha këto gjëra janë të lidhura me lumturinë. Por ato nuk funksionojnë për të gjithë. Lumturia është një çështje vërtet e komplikuar. Ajo mund të ndryshojë shpejt, dhe është ndryshe për të gjithë, në mënyra që shkencëtarët ende nuk i kuptojnë.
Në studimet tona të vazhdueshme, ne po përpiqemi t’i japim një përgjigje kësaj pyetjeje.
Sondazhet mbi lumturinë mund të na tregojnë shumë të dhëna, përmes disa pyetjeve se si ndihen njerëzit në përgjithësi. Ndërkohë ne përdorëm smartfonët që po përdoren çdo ditë nga miliarda njerëz.
Shpeshherë njerëzit besojnë se telefonat inteligjentë janë të dëmshëm për lumturinë. Por shumë prej nesh kënaqen duke luajtur lojëra shumë popullore si Candy Crush Saga, Fortnite dhe Among Us. Mënyra sesi ndihemi psikologjikisht mund të ndryshojë shpejt gjatë kohës qëluajmë lojëra, duke na garantuar një mundësi për të mbledhur informacione të hollësishme rreth ndërlikimeve të lumturisë.
Kohët e fundit kemi hedhur ne rrjet një aplikacion për smartfonë, The Happiness Project (Projekti i Lumturisë), të cilin çdokush mund ta shkarkojë falas. Në më pak se 5 minuta, ju mund të luani një nga katër lojërat,si për të mësuar ashtu edhe për të kontribuar në hulumtimin mbi lumturinë.
Deri më tani, kanë luajtur mijëra njerëz, duke iu përgjigjur mbi 1 milionë herë pyetjes “Sa të lumtur jeni tani?”.Deri tani, ne kemi arritur të kuptojmë se pritshmëritë kanë shumë rëndësi në lumturinë e njerëzve. Me 18.420 njerëz që luajtën një lojë të thjeshtë në telefonat e tyre, ne pamë se lumturia e tyre nuk varej se sa mirë po bënin, por nëse po bënin më mirë sesa prisnin.
Studimi ynë tregon se si pritshmëritë e mëdha mund të jenë problem. Prandaj nuk është një ide e mirë t’i thoni mikut tuaj se se çfarë dhurate dëshironi për ditëlindje. Ulja e pritshmërive në momentin e fundit e rrit probabilitetin e një surprize pozitive.
Problemi me përdorimin e këtij truku, është se tek lumturia ndikojnë edhe pritshmëritëpër ngjarjet e ardhshme. Nëse bëni plane për të takuar një mik pas punës, mund të jeni të pakënaqur nëse ai takim anulohet papritmas. Një arsye tjetër është se pritshmëritë janë vërtetë të rëndësishme për vendimmarrjen.
Nëse prisni gjithmonë më të keqen, është e vështirë të bëni zgjedhje të mira. Kur gjërat shkojnë më mirë sesa pritej, ky është informacioni që mund të përdorë truri juaj për të rishikuar për mirë pritshmëritë tuaja, në mënyrë që të bëni zgjedhje edhe më të mira në të ardhmen.
Pritshmëritë reale janë përgjithësisht më të mirat. Në fakt, ne zbuluam se lumturia është e lidhur ngushtë me të mësuarit mbi mjedisin tonë. Ka raste siç janë shkuarja me pushime, kur ulja e pritshmërisë nuk mund të jetë një ide e keqe.
Në fund të fundit, pritshmëritë tuaja mund të jenë disi jorealiste nëse e zgjidhni destinacionin tuaj të pushimeve bazuar në rrëfimet e një mikut tuaj. Ju mund të kënaqeni më shumë nëse nuk prisni që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte.
Një mësim tjetër që nxorëm nga lojërat tona në smartfonë, është se shumica e ngjarjeve nuk ndikojnë për shumë kohë tek lumturia jonë. Ju mund të mendoni se ka diçka që nuk shkon me ju, nëse nuk ndjeni një lumturi të qëndrueshme për një ngritje në detyrë, por gëzimi i kufizuar në kohë, është një përshtatje që e ndihmon trurin tuaj të përshtatet me rrethanat tuaja, dhe që më pas të jeni gati të bëni lëvizjen tuaj të radhës.
Në mjedise të pasigurta, përfshirë lojërat dhe jetën reale, ajo që ndodh disa minuta më parë është shpesh e parëndësishme për detyrën në fjalë. Natyra e lumturisë, nënkupton se është më mirë që ne të mendojmë për lumturinë në një mënyrë tjetër. Lumturia është një mjet, dhe jo një qëllim në vetvete.
Ajo mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se çfarë na intereson, se çfarë vlerësojmë. Mund të na tregojë nëse gjërat po shkojnë çuditërisht mirë, gjë që mund të na motivojë të vazhdojmë me gjërat tona. Kur lumturia jonë zbehet, kjo mund të jetë një shenjë që ne duhet të provojmë diçka të re.
Pandemia aktuale ka pasur një ndikim të madh në shëndetin mendor të njerëzve. Nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se sa tani të kuptuarit e lumturisë dhe mirëqenies shpirtërore. Ne nuk e dimë pse disa njerëz janë më të mërzitur sesa të tjerët. Ne nuk e dimë se përse pasiguria është vërtet stresuese për disa njerëz, por jo për të tjerët. Lojërat tona synojnë që ta zbulojnëkëtë gjë. / bota.al