• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Tokyo 2020″/ Rama i dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Tokyo 2020″/ Rama i dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ndërsa nesër do të nisen për në Tokio, sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike kanë marrë sot në dorëzim flamurin kombëtar kuq e zi nga kryeministri Edi Rama.

Rama zgjodhi që flamurin t’ia dorëzonte dy sportistëve të njohur të përfaqësueses shqiptare, atletes Luiza Gega si dhe peshëngritësit Briken Çalja.

Kreu i qeverisë deklaroi se fokus në mandatin e tretë të kësaj qeverisje është një program specifik për sportin dhe krijimi i lëvizjes olimpike.

“Është viti i Olimpiadës dhe patjetër është një emocion i veçantë për pjesëmarrësit. Siç e ka thënë dhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishmja është të marrësh pjesë. Më vjen mirë që në këtë vigjilje jo të lehtë të Olimpiadës së Tokios, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë, është bërë një përgatitje ndjeshëm më e mirë se sa çdo herë tjetër. Kjo i dedikohet kryetarit të Komitetit Olipmik, i cili e jeton sportin me një pasion dhe ambicie që e ka karakterizuar në moshë të re, ku ishte kampion kombëtar për vite të tëra. Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë të jemi pranë Komitetet Olimpik dhe pranë këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës, është bërë e mundur një trajtim dinjitoz i të gjithë anëtarëve të këtij misioni. Edhe pse nuk diskutohet se e mira s’ka fund. Kemi plotë gjëra për të përmirësuar. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik, pasi nuk kemi arritur dot për vite të tëra që ta motivojmë komitetin për të qenë në lartësinë e vetë. Misioni i tij është që t’i qëndrojë pranë sportistëve elitarë. Misioni themelor i këtij komiteti është krijimi i lëvizjes olimpike. S’mund të ketë lëvizje olimpike pa ngërthyer të energjive dhe forcave, mes qeverisë dhe bashkive. Duke nisur nga fëmijët, gjimnazet dhe me universitetet.

Ne jemi të dëshiruar dhe të motivuar që t’i japim një shtytje të re lëvizjes sportive në shkolla, që është në fazë embrionale pas ndërprerjes së saj në dekada. Njëkohësisht mendoj se kanë krijuar kushtet që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re që të nisë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë përtej përpjekjeve që bën qeveria, varet në një masë të konsiderueshme nga Komiteti Olimpik. Ne do të ulemi së bashku me Komitetin pas lojërave, për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri për mandatin e tretë lidhur me sportin. Prioritet i prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, universitet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë që ka në komitet dhe përtej nga drejtuesit e federatave, për të nisur një rrugëtim të përbashkët, që të ngremë lëvizjen olimpike në një nivel tjetër. Do t’ju japim sportistëve mbështetjen e merituar. Besoj që mund të jetë dhe do të jetë e atillë që t’ju japë sportistëve ndjesinë e të qenurit të dashur, të respektuar jo vetëm kur marrin medalje. Kam një falënderim, jo për arsye protokolli për ambasadorin e nderuar të Japonisë që ka qenë një partner aktiv në mbështetjen e këtij misioni. Dua sinqerisht t’i shpreh mirënjohjen dhe uroj që bashkëpunimi ynë me Japoninë dhe ura e komunikimit e bashkëpunimit të forcohet edhe falë këtij misioni. Rezultatet të jenë motiv që të krijohen arsye që partneriteti ynë të forcohet më tej. Uroj shumë që t’ia dilni në realizimin e objektivave, sido që të jetë rezultati e keni kryer detyrën dhe misionin.”, tha Rama.

Pas

Për herë të parë në histori/ FIFA jep miratimin për “Copa Maradona”, Itali-Argjentinë sfidojnë njëra-tjetrën në Napoli

Para

Pogradec/ Rrëshqet në tualet, humb jetën 67-vjeçari

Para
Tjetër ngjarje e rëndë/ Sherr mes 2 taksistëve në Sarandë, 32-vjeçari i pret me sëpatë tendinat e gishtave të riut

Pogradec/ Rrëshqet në tualet, humb jetën 67-vjeçari

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar