Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan.
Mësohet se një automjet i parkuar në vend të pjerrët, me katër persona brenda, ka rrëshqitur duke u përplasur me një mur.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur katër persona.
Dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja u shënua në Shelcan, përgjatë aksit Elbasan-Gjinar.
Raportohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të ndërhyjë, për të evidentuar ngjarjen aksidentale, por ka qenë e pamundur, pasi automjeti ka lëvizur me shpejtësi, sepse nuk ishte aktivizuar sistemi i frenave të dorës.
Nga aksidenti, një 70-vjeçar që ndodhej në vendin e pasagjerit, në krah të shoferit, ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gjithashtu, edhe një prej të plagosurve të tjerë është në gjendje të rëndë.