Pas mbledhjes së jashtëzakonshme që Edi Rama zhvilloi sot në Kryeministri me krerët e Bashkive në vend, ka ardhur dhe reagimi i ish-presidentit Bujar Nishani.
Ky i fundit e quan këtë takim si një skandal të madh.
REAGIMI I PLOTE
Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive të vendit në Selinë e Qeverisë Shqiptare dhe komunikoi me ta si Kryetar i Partisë Socialiste !
Skandal pas skandali !
Kryetarët e Bashkive janë të zgjedhur të qytetarëve të njësisë administrative që ata përfaqësojnë.
Eshtë e vërtetë që ata janë paraqitur si kandidatë nga ana e Partisë Socialiste por janë zgjedhur si përfaqësues të të gjithë atyre qytetarëve që banojnë në atë territor ku ata duhet tu shërbejnë qytetarëve e administrojnë pushtetin e deleguar jo nga Partia Socialiste por prej qytetarët e atij territori, të cilë janë të ndryshëm !
Edi Rama as e kupton, as e percepton e as e mendon këtë lloj kulture demokratike !!!!!
Nëse do ta pranonim këtë standard demokracie (që nuk ka kurrfarë lidhje me standardin evropian) dhe do vijonim ti trajtonim përfaqësuesit e Pushtetit Lokal, thjesht si përfaqësues të Partisë Socialiste, atëhere çfarë pune kanë ata në Selinë e Qeverisë së Shqipërisë ??!!
Edi Rama (Kryetar i PS) le ti mblidhte ata në Selinë e Partisë Socialiste !
Por Edi Rama as e kupton këtë standard, as e percepton atë, as e mendon atë e as nuk e pranon atë.
Kjo është çështje thelbësore e kulturës, formimit, modelit të demokracisë dhe civilizimit !
Duket sikur ky është një pretendim paksa “ekstravagant” në kushtet kur Shqipëria është katandisur në një vend ku ka degraduar e injorohet gjithçka !
Ligji, institucioni, rregulli, etika, e drejta, serioziteti, qytetari, pushteti, shteti vetë !
Por, mospajtimi me këtë, reagimi ndaj saj, denoncimi e dënimi i këtij modeli që tenton çdo ditë e më shumë të na imponohet, është sfidë, është përgjegjshmëri, është betejë, është modeli ndryshe që duhet të jetë !
Duke heshtur, duke e relativizuar, duke mos reaguar, duke u pajtuar me modelin, kulturën politike dhe intensionin skandaloz të Edi Ramës (Kryeministër i Shqipërisë), neve pajtohemi e zgjasim agoninë e status-quo/s të degradimit të gjithçkaje në këtë vend.
Edi Rama është kryetari i maxhorancës parlamentare në vend.
Nëse kjo maxhorancë gjykon se ka probleme, ka shqetësime për qytetarin apo ligjin, ajo i ka të gjitha mekanizmat dhe pushtetin, garantuar nga legjislacioni e Kushtetuta e vendit, për të bërë ligje, procedura e mekanizma në Parlament si pushteti më i lartë në një sistem politik demokratik e ti korigjoj problemet.
Pushteti ekzekutiv i Edi Ramës nuk mundet dot në asnjë rast të komandojë, të udhëzojë apo të këshillojë Pushtetin Lokal të shqiptarëve.
Edi Rama nuk mundet kurrsesi të kthejë Selinë e Qeverisë së Shqipërisë në një sallë mbledhje për Partinë Socialiste !
Ky pretendim nuk është as “ekstravagant”, as i madh, as i tepërt !
Ky në fakt është thelbi i moralit mbi të cilin ngrihet beteja për ndryshimin e modelit skandaloz që po na qeverisë shumë gjatë e padrejtësisht.