• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Po ecte si ‘i çmendur’/ Pas manovrave të rrezikshme në rrugët e Tiranës, 33-vjeçari aksidenton efektivin e “Shqiponjave”

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Po ecte si ‘i çmendur’/ Pas manovrave të rrezikshme në rrugët e Tiranës, 33-vjeçari aksidenton efektivin e “Shqiponjave”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia e Tiranës ka vënë në pranga  33-vjeçarin M. Ymeraj.

I riu ka aksidentuar një punonjës policie si dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë lajmëruar policinë se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Policia i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit. Drejtuesi i mjetit, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:

Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe dy mjete të Policisë, vihet në pranga 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. 33-vjeçari, i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara. Policia Rrugore i pezullon lejen e drejtimit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i heq të gjitha pikët e lejes së drejtimit, e ndëshkon me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Y., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Menjëherë, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit. Drejtuesi i mjetit, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve. Drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

“Bashkimi Europian ja fut kot” Taulant Balla nuk përmbahet, ‘shpërthen’ keq në Kuvend

Para

“Jemi të dashuruar” Zyrtarisht çift, konkurrentët e ‘Përputhen +40’ flasin për herë të parë

Para
“Jemi të dashuruar” Zyrtarisht çift, konkurrentët e ‘Përputhen +40’ flasin për herë të parë

“Jemi të dashuruar” Zyrtarisht çift, konkurrentët e ‘Përputhen +40’ flasin për herë të parë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar