Mund t’ju duket e çuditshme por Mikele Riçi ka 100 hektarë toka me qira në Vlorë. Prej dy vitesh 45-vjeçari italian punon tokat e marra me qira në fshatin Kropisht.
Toka është pasioni i dytë për të, pasi prej 12 vitesh është dhëndër në vendin tonë. Gruan e ka marrë në Vranishti dhe prej saj vinte çdo vit në Shqipëri. Mikele pa me dëshpërim ngastra të braktisura toke ndaj thotë se nuk mund të qëndronte duarkryq.
Ai ka vendosur të mbjellë grurë, elb e tërshërë. Ka shumë tokë ndaj kërkon të marrë kredi dhe subvencione nga shteti shqiptar. Në një intervistë për Top Channel Mikele thotë se këtë shanc nuk mund ta kishte në Itali.
“Në Itali nuk punohet më sepse jemi në një regjim komunist që mbron kë nuk punon në dëm të atij që punon, burokracia po na vret dhe kjo është pse vendosa të mos jetoj më në Itali.
Terrenet i kam gjetur të braktisura dhe duhen punuar e duhet të kujdesesh, janë toka shumë të mira. Nëse punon ia del dhe nëse kujdesesh pak prodhon grurë siç duhet. Punëtorët që dinë të bëjnë vërtetë punën janë të pakët.
Nga qeveria kërkoj që të krijojë struktura të posaçme shtetërore dhe private në mënyrë që bujku të mos detyrohet të shesë për katër lekë, sepse nuk ka ku të ruhet e të magazinohet gruri dhe nëse nuk krijohen këto struktura nuk do të ketë një të ardhme për bujkun që merret me drithëra”.