• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Një kontinent sekret mund të fshihet nën ujërat përreth Islandës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Një kontinent sekret mund të fshihet nën ujërat përreth Islandës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një kontinent i fshehtë i përmbytur nga deti, mund të jetë i fshehur nën ishullin e Islandës dhe në oqeanin përreth, sipas një ekipi ndërkombëtar gjeologësh që po e quajnë atë Islandia (Icelandia). Studiuesit thonë se kjo tokë nën-ujore mund të shtrihet nga Grenlanda deri në Evropë.

Gjetjet e ekspertëve tregojnë se kontinenti mund të mbulojë një zonë prej rreth 595 mijë km2. Por kur ekipi përfshiu edhe zonat fqinje në perëndim të Britanisë në një “Islandia të Madhe”, e gjithë zona mund të shtrihet në një sipërfaqe prej gati 1 milionë e 35 mijë km2.

Nëse shkencëtarët do të jenë në gjendje të provojnë se kjo tokë ekziston nën det, kjo do të thotë që super-kontinenti gjigant i Pangeas, që përfshinte të gjithë hapësirën tokësore në planetin tonë, para se të copëtohej mbi 50 milion vjet më parë, nuk është shkatërruar plotësisht.

Kjo teori e re, i sfidon idetë e vjetra shkencore rreth shtrirjes së kores oqeanike dhe kontinentale në rajonin e Atlantikut të Veriut, dhe rreth mënyrës se si u formuan ishujt vullkanikë sikurse është Islanda. Prania e kores kontinentale, dhe jo asaj oqeanike, mund të ndezë diskutime rreth një burimi të ri të mineraleve dhe hidrokarbureve, që të dyja këto të vendosura në koren kontinentale.

Në kushte të caktuara, Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit u jep shteteve bregdetare të drejta ekskluzive mbi burimet jo të gjalla të shtratit të tyre të detit ngjitur, por vetëm nëse shkencëtarët mund të provojnë se shtrati i detit është një shtrirje e tokës kontinentale.

“Deri më tani Islanda i ka çuditur gjeologët pasi teoritë ekzistuese, sipas të cilave ajo është ndërtuar dhe e rrethuar me kore oqeanike nuk mbështeten nga të dhëna të shumta gjeologjike”-thotë Xhillian Faulger, profesoreshë e gjeofizikës në Departamentin e Shkencave të Tokës në Universitetin Durham.

“Për shembull, korja nën ishullin e Islandës është mbi 40 km e trashë, ose 7 herë më e trashë sesa korja normale oqeanike. Kjo gjë nuk mund të shpjegohej. Por kur shqyrtuam mundësinë që kjo kore e trashë të jetë kontinentale, të gjithë të dhënat tona nisën të kishin kuptim. Kjo na dha të kuptojmë se rajoni kontinental ishte shumë më i madh se sasa vetë Islanda, dhe se atje poshtë ka një kontinent të fshehur”- thekson ajo.

Ekipi i studiuesve po punon me bashkëpunëtorë nga i gjithë globi për të provuar teorinë e tyre, dhe puna do të nisë pas lehtësimit të kufizimeve për shkak të Covid-19. Kjo punë mund të përfshijë vëzhgime të përçueshmërisë elektrike dhe mbledhjen e kristaleve të zirkonit në Islandë dhe gjetkë.

Testime të tjera të tilla si profilizimi dhe shpimi sizmik, do të kërkojnë miliona dollarë financime, por studiuesit besojnë se vendet do të jenë të gatshme të paguajnë për një zbulim me një rëndësi të tillë.

“Vendet në të gjithë botën, po shpenzojnë burime të mëdha për të kryer kërkime gjeologjike nënujore, në mënyrë që të identifikojnë shefin e tyre kontinentale, dhe të kërkojnë të drejtat ekskluzive të mineraleve”- thotë profesor Filip Shteinberg, Drejtor i IBRU, Qendra e Universitetit Durham për Kërkimin e Kufijve. / StudyFinds – Bota.al

Pas

Policia zbulon skemën/ Mori 100 mijë euro me anë të mashtrimeve, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë

Para

“Jemi në alert për variantin Delta” Zv. ministrja e Shëndetësisë tregon çfarë pritet në ditët në vijim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar