• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nisin arrestimet për “peshqit e mëdhenj”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nisin arrestimet për “peshqit e mëdhenj”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, disa zyrtarë të pushtetit vendor dhe bisnesmenë janë arrestuar gjatë ditës së sotme në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Koruupsionit (SPAK).

Të gjithë zyrtarët dyshohen për “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa administratorët e dy kompanive private dyshohen për “Falsifikim të dokumentave”. Përveç kryebashkiakut Tushe, 8 zyrtarët e tjerë nën arrest, janë punonjës së Ndërmarrjes së pasurisë publike, pranë Bashkisë Lushnje. Për katër prej tyre, përfshirë drejtorin e kësaj ndërmarjeje Flamur Peqini, është dhënë masa e “arrestit me burg”, ndërsa për katër të tjerët ajo e “arrestit në shtëpi”.

Të gjithë dyshohet të jenë përfshirë në një skemë të tjetërsimit të fondeve publike, në rastin e një tenderi, me vlerë 24 milion lekë, për rehabilitimin e një ujësjellësi. Me urdhër të prokurorisë janë ushtruar kontrolle në zyrat e Ndërmarrjes së pasurisë publike, por dhe në disa prej banesave të personave të arrestuar.

Ndaj arrestimit të kryebashkiakut socialist Fatos Tushe, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”, theksoi kryeministri në një postim në Twitter.

Nga ana e saj ambasadorja amerikane Yuri Kim, shpërndau gjithashtu një postim po në Twitter, ku shkruante se “nëse je i përfhirë në korrupsion – pak rëndësi ka se sa i pushtetshëm mendon se je – tani është koha të marrësh në konsideratë pasojat që veprimet e tua do të kenë mbi familjen dhe vendin tënd. Tani është momenti të vlerësosh nëse ja vlen të shkosh në burg. Tani është momenti të heqësh dorë. Askush nuk është mbi ligjin”, përfundon postimi i ambasadores amerikane.

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Lushnjes po vijojnë edhe për dyshimet për korrupsion. Zoti Tushe u vu në qendër të vëmendjes dhe para gati një viti e gjysëm, kur më 31 dhjetor të 2019-ës ai u plagos nga shpërthimi i një granate të hedhur në zyrën e tij, nga ish shoferi i tij./VOA

Pas

“Nuk e dinim që ishte aq e zgjuar” 28 vjeçarja vjedh 8 mln euro, shokët habiten nga skema që përdori

Para

Do udhëtoni jashtë Shqipërisë? MPJ nxjerr rregullat për qytetarët: Ja ku duhet të informoheni

Para
Do udhëtoni jashtë Shqipërisë? MPJ nxjerr rregullat për qytetarët: Ja ku duhet të informoheni

Do udhëtoni jashtë Shqipërisë? MPJ nxjerr rregullat për qytetarët: Ja ku duhet të informoheni

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar