• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Kreu i bandës i paguante qiranë e shtëpisë’, prokurori Maksim Sota në gjykatë: Jetoja në shtëpinë e vëllait, nuk kam asnjë lidhje

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
‘Kreu i bandës i paguante qiranë e shtëpisë’, prokurori Maksim Sota në gjykatë: Jetoja në shtëpinë e vëllait, nuk kam asnjë lidhje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili është në ‘arrest shtëpie’, në mbrojtjen e tij sot në GJKKO ku pret të marrë konfirmimin ose jo të masës së sigurisë, ka thënë se ka paraqitur kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës së prokurorit, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim.

Ai akuzohet se ka kryer veprime dhe mosveprime të paligjshme në ushtrim të detyrës si prokuror, në lidhje me disa persona pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dy prej pjesëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe konkretisht Donial Drolli dhe Mariglen Shusha, në cilësinë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe statusit të personit të penduar e kanë akuzuar prokurorin Sota se Ilirjan DUÇELLARI Zaimi, i cilësuar si kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal ka patur “lidhje” me të dhe i ka paguar qiranë e shtëpisë ku qëndronte në qytetin e Vlorës.

Sipas vendimit të Gjykatës Sota ka luajtur një rol thelbësor që grupi i strukturuar kriminal të ushtronte i qetë dhe i vendosur trafikimin e lëndëve narkotike që prej vitin 2014 e në vazhdim.

Në mbrojtjen e tij Sota i ka konsideruar të pavërteta këto pretendime dhe dyshime lidhur me “lidhjen” e tij me këta persona nën hetim.

“E para ka një ndryshim të madh midis fjalëve “lidhje” dhe “njohje” midis dy apo disa personave; Në rast ekziston një lidhje, atëherë ka marrëdhënie reciproke në mënyra dhe forma të ndryshme midis këtyre personave, të cilat normalisht duhet të evidentoheshin në vendimin e gjykatës; Në rast se flasim për “njohje” midis dy apo disa personave, ka një ndryshim të rrënjësor me rastin e një lidhje midis tyre; Lidhur me pretendimin e përdorimit/qëndrimit tim në një banese të paguar nga personat nën hetim deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se ky fakt është tërësisht i pavërtetë”, thotë Sota, duke nënvizuar se në Vlorë nuk ka marrë ndonjëherë banesë me qira pasi ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të tij, Ilir Sota.

Duke ripërsëritur se nuk i njeh fare asnjë nga të penduarit , ndërkohë që në lidhje me Ilirian DUÇELLARI Zaimi, ai thotë se e njoh por nuk ka asnjë “lidhje”, shoqëri të ngushtë, miqësi apo krushqi të afërt me të.

“Deklaroj me përgjegjësi se këtë shtetas e kam takuar rrallë dhe jo vetëm për vetëm, për shkak se nuk kisha njohje të drejtëpërdrejtë me të, në një ambjent Lokal Bar Kafe e quajtur Kei Kafe në qytetin e Vlorës, të cilin e kam frekuentuar për të pirë kafe me shokët të mi”, ka deklaruar ndër të tjera prokurori i Vlorës.

Kujtojmë se nesër KLP do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur për pezullimin ose jo të prokurorit Maksim Sota./shqiptarja

Pas

Shpërthimi i fuqishëm në Velipojë, Manastirliu viziton nënën dhe tre fëmijët e plagosur në spital

Para

“Shpirti”/ Gjykata lë në burg 14 prej të arrestuarve, Prokurori Sota dhe zv. drejtori i Policisënë arrest shtëpie

Para
Çfarë po ndodh në SPAK? Policia dhe ushtria marrin në mbrojtje godinën (VIDEO)

"Shpirti”/ Gjykata lë në burg 14 prej të arrestuarve, Prokurori Sota dhe zv. drejtori i Policisënë arrest shtëpie

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar