• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ish-zv.ministrja në ‘arrest shtëpie’, gazetarja zbulon detajet: Ja ku do e punësonte Voda të njohurën e saj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ish-zv.ministrja në ‘arrest shtëpie’, gazetarja zbulon detajet: Ja ku do e punësonte Voda të njohurën e saj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimin e SPAK, që çoi në ‘arrest shtëpie’ ish-zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda.

Ish-zyrtarja akuzohet për veprën penale të ‘ndikimit të paligjshëm’, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy grave në institucione publike.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala raportoi se ky është një hetim i nisur nga Prokuroria e Posaçme. Ky hetim, është çelur për një tjetër çështje penale dhe rrugës ka rezultuar se zonja Rovena Voda, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, sipas SPAK, ka ushtruar ndikim të paligjshëm te persona të tjerë për të punësuar në një pozicion pune dy të njohura të saj. Rezulton sipas hetimit të kryer nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit se janë siguruar-thotë SPAK- prova korrekte nga të cilat janë krijuar dyshime se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florinda Beu. Kjo sipas SPAK që të ushtronte ndikim të paligjshëm tek personat e tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar shtetasen Florinda Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse e shërbimit civil në kategorinë ekzekutive. Për faktet e mësipërme SPAK io është drejtuar GJKKO-së, e cila caktoi masën ‘arrest shtëpi’ për ish-zëvendësministren Voda, si dhe të njëjtën për dy shtetaset e tjera. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për ndikim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.

Kjo është goditja e dytë që i bëhet në pak ditë nga SPAK ministrisë së brendshme. Pak ditë më parë u arrestuan 9 zyrtarë të MPB-së, në lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. SPAK është duke hetuar hetimet për këtë çështje, nëse zyrtarët e tjerë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga Voda. Por nga informacionet që disponohen, pasi SPAK është i rezervuar, rezulton se hetimet që kanë nisur janë bërë me vëzhgim dhe përgjime. Sipas SPAK janë krijuar dyshime që Voda ka përfituar përfitime të padrejta.

Gazetarja Lala tha se ky është një procedim penal me fraksion, ndaj çështja është veçuar dhe ka të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, jo vetëm në ministrinë e Brendshme por dhe në një institucion tjetër që po kalojnë në lupë. Por kjo ngelet për t’u bërë publike nga SPAK. Zonja Voda dyshohet se ka konsumuar një vepër penale. Por nga ana tjetër se me cilët zyrtarë apo ish-zyrtarë ka bashkëpunuar, është duke vijuar hetimi i thellë./BW

Pas

Psikologjia pas çifteve që flasin si bebusha: A është e shëndetshme për lidhjen?

Para

“Është rebele”/ Prindërit braktisin vajzën në një ishull të pabanuar, vetëm me pak ujë dhe disa biskota

Para
“Është rebele”/ Prindërit braktisin vajzën në një ishull të pabanuar, vetëm me pak ujë dhe disa biskota

"Është rebele"/ Prindërit braktisin vajzën në një ishull të pabanuar, vetëm me pak ujë dhe disa biskota

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar