Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thërret në procesin e vettingut prokurorin e Tiranës, Dritan Gina, për t’u njohur me rezultatet e hetimit ndaj tij.
Procesi për prokurorin ka nisur në fund të viti 2019, ndërsa data e radhës është vendosur për në 16 korrik. Mirëpo, seanca është shtyrë për në datën 26 korrik 2020, pasi prokurori Gina ka paraqitur një raport mjekësor.
Në viitn 2003, Gina është emëruar si prokuror në Lushnjë dhe më pas në Durrës, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe për momentin prokuror në Tiranë. Ishte viti 2011, kur Dritan Gina deklaron se i kanë dhuruar 35 mijë euro cash.
Këto para, ai i ka llogaritur për të mbuluar blerjen e një apartamenti në Durrës, sipërfaqja e së cilës shkonte në 105 m2 dhe më vlerë 80 mijë euro.
Përmendim faktin që Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi është shkarkuar si prokurore në maj të vitit 2019 me vendim të formës së prerë, pasi nuk justifikonte dot pasurinë.
Sipas KPK, Rovena Gashi dhe babai i saj nuk justifikojnë një pasuri me vlerë totale 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD.