“Unë prek vajza të vogla”, kështu ishte shkruar në gjoksin e një 80-vjeçari i cili u gjet i pajetë në një ndërtesë apartamentesh në New York.
E shkruar me bojë të zezë, pista kryesore e policisë dyshohet është se bëhet fjalë për një hakmarrje të një prej viktimave të abuzimit seksual me të mitura.
Identiteti i viktimës nuk është publikuar nga autoritetet, të cilat thanë se ishte gjetur i zhveshur nga mesi e sipër, me të prera të nxira goditjesh në fytyrë.
Oficerët thanë gjithashtu se në trupin e tij, në pjesën e barkut u gjet gjithashtu e shkruar “Unë marr kukulla në dhomën time për vajza 1-5 vjeç” ndërsa në këmbë ishte shkruar “Unë prek”, sipas New York Post.