• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Haka kthehet te i zoti”, Vllaznia realizon përmbysjen e madhe

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Haka kthehet te i zoti”, Vllaznia realizon përmbysjen e madhe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nën një atmosferë fantastike në “Loro Boriçin” që “ziente” nga tifozëria e zjarrtë shkodrane, Vllaznia arrin të bëjë mrekullinë, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg dhe duke siguruar biletën për në turin e dytë eliminator të Conference League.

Shkodranët vinin në këtë takim pa trajnerin Brdaric dhe mesfushorin Ardit Krymi, të ndëshkuar me karton të kuq një javë më parë në Bosnjë, teksa misioni ishte zhvlerësimi i humbjes së padrejtë me rezultatin 3-1, në një sfidë ku protagonist ishte arbitri rus Matyunin.

Kuqeblutë e nisën mirë sfidën dhe kërcënuan me Ardit Hoxhën që në fillim, por pa arritur të gjejnë rrjetën. Shkodranët kontrollojnë lojën, por pa krijuar mundësi të mira shënimi, ndërsa miqtë provojnë të ulin ritmin, të favorizuar edhe nga avantazhi i krijuar në ndeshjen e parë.

Braziliani Da Silva u dëmtua dhe u largua në minutën e 30’ për t’i lënë vendin Çobës, por shkodranët nuk demoralizohen dhe i shkojnë pranë golit në minutën e 43-të, aty ku portieri boshnjak Miskic bëri dy ndërhyrje vendimtare.

Në shtesën e pjesës së parë Siroki krijoi rastin e vetëm të rrezikshëm, teksa pas një kundërsulmi, Ikic e pa veten i vetëm përballë Zogovic, por malazezi bëri heroin, duke i dalë para dhe larguar topin nga këmbët.

Pjesa e dytë nisi menjëherë vrullshëm për kuqeblutë, që zbritën me Gurishtën, i cili krosoi në zonë, aty ku maqedonasi Djurdjevic devijoi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga shtylla pingule e portës.

Shpërthen entuziazmi në “Loro Boriçi”, por edhe fishek-zjarret, që provokojnë një ndërprerje të lojës për disa minuta, pasi arbitri thirri skuadrat përkohësisht në dhomat e zhveshjes.

Pas rreth 7-8 minutash loja rinis me Vllazninë në kërkim të golit të dytë, të cilin e gjen në minutën e 62-të me anë të Eni Imamit, i cili përfitoi pas një rrëmuje në zonë dhe devijoi në rrjetë një top të ardhur me fat nga Jonuzi.

Trajneri Plori hedh në fushë kartën Latifi për të gjetur kualifikimin brenda 90 minutave dhe djaloshi nga Prishtina tregon menjëherë klasin, pasi depërton bukur në zonë, por goditja e tij përfundon pak mbi kuadratin e portës.

Gjithsesi goli ishte rrotull dhe erdhi në minutën e 79’, kur pas një kundërsulmi model të shkodranëve, me protagonistë Krujën, e Çobën, ky i fundit shërbeu me një pasim fantastik për Djurdjevic, i cili me një gjakftohtësi për t’u admiruar, dërgoi për herë të tretë topin në rrjetë.

Minutat e mbetura shkodranët i administrojnë mirë, duke mbyllur hapësirat mbrapa dhe mbajtur larg kundërshtarin, teksa vërshëllima finale e arbitrit suedez Sjoberg, bëri që në “Loro Boriçi” të shpërthejë festa për një kualifikim më se të merituar.

Pas Partizanit e Laçit, Vllaznia kompleton mrekullinë shqiptare në turin e parë të Conference League, teksa në të dytin do të garojnë të katër ekipet, pasi do t’u bashkohet edhe Teuta e eliminuar nga Champions League. Vlen të theksohet se shkodranët do të gjejnë përballë qipriotët e AEL Limassolit në turin e ardhshëm./supersport.al

Pas

Në ç’vende të shkosh kur je shumë single

Para

Surprizat e motit për ditën e sotme, e premte 16 korrik 2021

Para
Sa do të shkojnë temperaturat? Mundësi për reshje shiu në këto zona, zbuloni parashikimin e motit

Surprizat e motit për ditën e sotme, e premte 16 korrik 2021

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar