• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Euro, dhurata dhe arkë me peshk/ Punësimi në Ministrinë e Brendshme, zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Euro, dhurata dhe arkë me peshk/ Punësimi në Ministrinë e Brendshme, zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dalin detaje të reja nga dosja e SPAK që “fundosi” ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

Kujtojmë se ndaj saj GJKKO caktoi dje masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen e SPAK, ku pas përgjimeve rezulton se Voda ka marrë rryshfet dhe dhurata për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Siç raporton gazetarja Lala, hetimi nga SPAK ka nisur në vitin 2019, për një çështje tërësisht tjetër, që në fakt zbuloi rastin e ish-zv.ministres së Brendshme.

Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar Florida Beut ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk.

Në dosjen e SPAK thuhet se pavarësisht se ajo ka aplikuar në 11 vende pune për t’u emëruar si specialiste, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës. Por, pavarësisht kësaj, Voda ka përfituar dhurata prej saj, ndaj dhe e ka konsumuar veprën penale.

Sipas SPAK, më 13 shkurt 2020, Majlinda Hasani, avokate, është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e kohës, Rovena Voda. Florida i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune. Ajo ka telefonuar një person, që kishte dijeni për vende pune. “Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo.

Më tej, në përgjimet e SPAK, është edhe momenti kur Beu dëgjohet t’i thotë Hasanit ““Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit”.

Gazetarja Lala, referuar dosjes së SPAK, thekson se ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe sipas SPAK ky moment është filmuar, ndonëse eurot ishin në zarf. “Leku e hedh ujin përpjetë”, thotë më tej ajo.

SPAK thotë se ato i kanë bërë dhe një telefon dhuratë Vodës. Sipas SPAK, të tre gratë janë takuar edhe në një ambient të MB.

Ndërsa, takimi i fundit mes tyre është bërë më 06.03.2020, ku Voda shfaqet me makinën e saj, në Durrës, dhe ku Beu i ka dhënë dhe një arkë me peshk.

Pas

“Do të jap dyfishin e rrogës si kryeministër” Biznesmeni i bën Ramës ftesën e papritur

Para

“Zyrtarë të lartë kanë frikë” Artan Hoxha paralajmëron arrestime të bujshme: SPAK do godasë si rrufeja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar