• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Ekspertja gjermane tregon pse Shqipëria nuk është gati ende për të hyrë në BE

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Ekspertja gjermane tregon pse Shqipëria nuk është gati ende për të hyrë në BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian i Ballkanit Perëndimor ka stopuar, përtej vullnetit të palëve dhe liderët e rajonit fajësojnë problemet e brendshme të vendeve anëtare të BE-së.

Por, ekspertja e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor, Adelheid Feilcke shprehet në emisionin “Balkan Talks” se përgjegjësia kryesore qëndron te mos përmbushja e detyrimeve nga vendet kandidate.

“Nëse do ishte arritur më shumë në njohjen reciproke, në përmirësimin e aspektit të korrupsionit, në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe në aspektin e lirisë së shtypit do ishte më i lehtë integrimi në Bashkimin Evropian”, tha znj. Feilcke.

Ajo thekson se përderisa vendet e Ballkanit Përëndimor nuk kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri–tjetrin, s’janë të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE.

Znj. Feilcke ndalet te fakti që Kosova edhe pse ka përmbushur të gjitha kushtet nuk ka arritur ende liberalizimin e vizave dhe kjo sipas saj është një problem i rëndë. Për të Kosova mbetet peng i principit të unanimitetit që ka Bashkimi Evropian, ku vota e çdo shteti vendos për liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Ky patjetër është një problem i rëndë dhe Gjermania është shprehur qartë për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Por për fat të keq BE funksionon nëpërmjet procesit të unanimitetit dhe duhet që të gjitha shtetet të votojnë në favor të këtij procesi,” tha drejtorja e programeve për Evropën në DW.

Znj. Feilcke u shpreh optimiste në zgjidhjen e problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes bisedimeve që do zhvillojë Brukseli me Bullgarinë.

“Unë jam e bindur që ka shumë biseda, konsultime bilaterale dhe përpjekje të mëdha në strukturat e BE -së, për ta bindur Bullgarinë të kapërcej problemin me RMV-në”,- theksoi ajo.

Ndërsa minishengeni ballkanik, për znj. Feilcke merr vlerë nëse të gjitha vendet e Ballkanit Përëndimor janë anëtare më të drejta e kompetenca të plotë brenda saj.

“Është një proces pozitiv nëse vendet e Ballkanit Përëndimor merren vesh për bashkëpunimi me të ngushtë, por nuk është mirë që Bosnjë Hercegovina e Kosova nuk janë pjesë e tij. Nëse shtetet që janë pjesë e procesit integrojnë dhe këto dy shtete, atëherë kjo iniciativë mund të sjellë aspekte pozitive në favor të integrimit në BE,” përfundoi znj. Feilcke. / Euro News

Pas

“Do të djeg shpirtin” Plas sherri mes dy djemve të “Përputhen”: Të kanë tërhequr zvarrë nga motori

Para

Priten zhvillime të reja brenda PS, zbulohet se çfarë do të ndodhë në shtator

Para
Priten zhvillime të reja brenda PS, zbulohet se çfarë do të ndodhë në shtator

Priten zhvillime të reja brenda PS, zbulohet se çfarë do të ndodhë në shtator

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar