• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E rëndë/ Policia i thyen dorën mësuesit të fshatit gjatë prangosjes dhe shoqërimit në komisariat

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Si në filma! Berat/ Flakin lëndën narkotike dhe tentojnë të nxjerrin “jashtë loje” makinën e policisë, por gjithçka shkon keq
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy punonjës të policisë në Berat, janë kallëzuar nga mësuesi i fshatit Lumas në Kuçovë.  Pretendohet se gjatë momentit të shoqërimit si dhe vendosjes së prangave, policët i kanë thyer dorën mësuesit.

Mësuesi i fshtati Lumas, Resul Sulanaku, ka dhënë kallëzimin e tij përpara oficerit Grigor Prifti. Ai ka treguar se dy efektivë të policisë, të cilët ai nuk i ka njohur me emra, por me numrin personal të uniformës së tij, kanë dashur që të bëjnë shoqërimin e tij në komisariat.

Teksa po e shoqëronin, ata e kanë kapur me forcë dhe vendosur prangat, dhe si pasojë e forcës së vazhdueshme që kanë ushtruar rezulton se i kanë thyer kockën e dorës.

“…unë aktualisht dorën e kam në allçi. Unë jam munduar të gjej dy numrat e atyre dy policëve, të cilët më kanë shtrënguar prangat duke me krisur kockën dhe ato janë me Nr. 1377 dhe Nr. 1707 por dua të theksoj se këta dy punonjës morën urdhër nga Dashamir Bendo, të cilin e dëgjova vetë që ju tha prangoseni…” – ka treguar në kallëzimin e tij mësuesi Resul Sulanaku.

Ky i fundit ka pohuar se ngjarja ka ndodhur, pasi në fshatin e tij po kryhen punime për ndërtimin e një ujësjellësi, të cilin e bën Bashkia Kuçovë.

Tenderin për ndërtimin e ujësjellësit, e ka fituar shoqëria e njohur “Salillari” Shpk dhe ka nënkontraktuar një shoqëri tjetër e cila ë quhet “Fled” Shpk, që ka seli qendrore në qytetin e Kuçovës dhe ka president shtetasin Alfred Mara.

”Në datën 9 korrik 2021, punonjës të kësaj shoqërie kanë qenë duke shkatërruar shtratin e lumit dhe nuk po zbatonin projektin përkatës. Ne si banorë të fshatit, kemi shkuar dhe kemi kontaktuar me punonjësit e këtij subjekti, duke i thënë se nuk duhet të shkatërrojnë shtratin e lumit Sinec, dhe bimësinë e tij, por të zbatonin projektin. Nga ana e tyre u ndërprenë punimet dhe njoftuan policinë dhe mbas 30 minuta, ka ardhur policia dhe ka tentuar të arrestojë pa motiv djalin tim, i cili sa është operuar nga hernia diskale dhe nuk ishte pjesëtares në ngjarje. …në këto momente jam paraqitur unë dhe kam kërkuar informacion se pse duan të shoqërojnë djalin tim… Me urdhër të Dashamir Bendos, dy punonjës policie që emrat nuk jua di, kanë tentuar të më shoqërojnë duke me vendosur prangat dhe me kanë shtrënguar dorën aq fort, sa që me është krisur kocka e krahut.”

Për shkak të dhimbjeve të forta që ka pasur mësuesi, policia i ka hequr prangat dhe e ka lënë të lirë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

“…në këto momente djali im njofton ambulancën sepse unë kisha shumë dhimbje në dorë, por ajo nuk erdhi dhe unë isha i detyruar të shkoja në spital në mënyrë private. Aty kam bërë një grafi, ku rezulton se më është krisur kocka e dorës nga shtrëngimi i fortë i prangave dhe tërheqja me forcë që më bënë ata dy punonjës policie…” – ka treguar i dëmtuari.

Momentalisht, në lidhje me këtë rast, prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndërsa është kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor për thyerjen e dorës së Resul Sulanakut.

Policia i thyen dorën mësuesit të fshatit gjatë prangosjes

Policia i thyen dorën mësuesit të fshatit gjatë prangosjes

Pas

 Arrestohet 14-vjeçari në Lezhë/ Në taksi me armë zjarri në çantë dhe fishekë

Para

Ishte “live” në Instagram, reperi 21-vjeçar ekzekutohet me breshëri plu mbash

Para
Ishte “live” në Instagram, reperi 21-vjeçar ekzekutohet me breshëri plu mbash

Ishte “live” në Instagram, reperi 21-vjeçar ekzekutohet me breshëri plu mbash

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar