• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë bizneset

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë bizneset
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 korriku nisi faza e dytë e fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë mes subjekteve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar së fundmi se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021.

Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021.

Tatimet nxisin tatimpaguesit, që kryejnë transaksione shitjeje pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve të tjerë dhe nuk e kanë përshtatur (krijuar) ende infrastrukturën e nevojshme për procesin e Fiskalizimit, të kryejnë menjëherë procedurat e duhura, pasi me hyrjen në fuqi të fazës së dytë të Fiskalizimit, prej datës 1 korrik 2021, kanë detyrimin ligjor për t’i fiskalizuar këto transaksione.

Në këtë fazë përfshihen 34 mijë subjekte. Teksa një pjesë e bizneseve ishin gati për këtë proces dhe një pjesë jo u krijua konfuzion te subjektet për mënyrën e faturimit (disa faturonin me sistemin e vjetër dhe disa me të riun).

Këta tatimpagues do të do të vijojnë të përdorin dokumentacion tatimor të shpërndarë nga DRT e juridiksionit dhe do të asistohen nga punonjësit e adminstratës tatimore në vendushtrimin e aktivitetit, me qëllim plotësimin e detyrimeve ligjore përgjatë periudhës të parashikuar nga Akti Normativ Nr.27, datë 01.07.2021 “Për një shtesë në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët rezultojnë me zbatim efektiv të procesit të fisklizimit do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizura, por nëse do të kenë probleme teknike të parashikuar nga Udhëzimi Nr. 16, datë 3.4. 2020 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, do të pajisen me dokumentacion tatimor në DRT e juridiksionit.

Gjithashtu tatimet bëjnë me dije se, për efekt të njohjes së shpenzimeve faturat tatimore të lëshuara në zbatim të Ligjit Nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Ligjit Nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, do të vijojnë të njihen për rastet kur zbatimi i procesit i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavaruara nga tatimpaguesit.

Nga 1 shtatori pritet të fillojë zbatimi i fazës së tretë së fiskalizimit për transaksionet në cash mes bizneseve dhe konsumatorëve. Në total pritet të përfshihen 100 mijë subjekte (të gjitha përveç ambulantëve).

Shoqatat e biznesit dhe kontabilistët kanë kërkuar shtyrje të fazës së tretë dhe zbatimin e këtij procesi me faza, për të shmangur problematikat, që u konstatuan dhe në fazën e dytë.

Revista Monitor

Pas

Si ta përballoni vapën më mirë pa përdorur kondicionerin

Para

Arrestohet juristi dhe biznesmeni në Durrës, si e përdorën Photoshopin për të përfituar pronën në bregdet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar