Mediat e huaja vijojnë të mbajnë në qendër të vëmendjes ngjarjen e rëndë që shokoi Greqinë, ku Babis Anagnostopulos vrau bashkëshorten e tij, teksa ngjarjen e inskenoi si një grabitje.
Një shkëndijë e vetme shprese ka mbështetur Susan dhe David Crouch që në kohën kur vajza e tyre u vra nga burri i saj para dy muajsh.
Teksa Babis Anagnostopulos pret gjyqin për vrasjen e gruas së tij, ngushëllimi i vetëm i prindërve të saj, është mbesa e vogël Lydia.
Babai i Caroline, David u tha mediave amerikane se e shoqja po e trajton mbesën e tyre njësoj si Caroline kur ishte fëmijë.
“Ajo e trajton atë saktësisht sikurse trajtoi Caroline kur ishte fëmijë. Ajo luan me të vazhdimisht kur është zgjuar dhe është vigjilente për tingullin më të vogël kur është në gjumë. Familja është e përqendruar në Lidia.Të gjithë tani janë zgjuar në orën 6.30 në mënyrë që Susan të mund të vizitojë varrin e Caroline para se të kthehet për të përgatitur ushqimin e parë të Lydia-s gjatë ditës”, shprehet ai.
Babai 78-vjeçar, i lindur në Liverpool, një inxhinier në pension, shpjegon se si mbesa e tyre e vogël po i mban ata larg dëshpërimit.
“Komoditeti që na siguroi prania e Lidias në shtëpi është një faktor lehtësues në të gjithë këtë çështje tragjike. Unë nuk jam një djalë i ri dhe të gjithë jemi të vdekshëm. Kam një shqetësim të thellë se mund të mos jem në gjendje të siguroj për Lidian në ato vite kur ajo mund të ketë nevojë për mbështetjen më të madhe. Qëllimi im i vetëm tani është t’i jap jetën më të mirë fëmijës së vajzës sime të mrekullueshme. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me prindërit e Babis, veçanërisht nënën e tij. Ajo telefonon pothuajse çdo ditë për të pyetur për Lydian dhe, natyrisht, është mjaft e lirë ta vizitojë sa herë që të dojë”,-tha ai.