• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Babai im në burg, ata janë të lirë” Trondit missi shqiptar: Si më trafikuan dhe p*rdhunuan në moshën 13 vjeçare

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Babai im në burg, ata janë të lirë” Trondit missi shqiptar: Si më trafikuan dhe p*rdhunuan në moshën 13 vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


“Miss Universe Albania & Kosova” Tuti Sejdiu, 19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

Në një intervistë, ajo ka treguar se këtë kurorë që e ka marrë ditë më parë ia kushton familjes së saj, pasi kanë bërë shumë sakrifica për të.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, thotë ajo.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg, shkaku që kërkoi drejtësi për vajzën.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, thotë ajo.

19-vjeçarja ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare ku është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë.

Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, thotë ajo.

“Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, shtoi e njejta në një intervistë për ATV.

“Unë shpresoj që të vendoset drejtësia, sepse 5-6 vite jemi tu luftu, personi që më ka bë të gjitha këto gjana, familjarët e tij janë në institucion që punojnë, janë të korruptuar. I kisha bë apel të gjitha gjykatave, që vendosne dorën në zemër se sot më kandodhë mu nesër i ndodhë fëmijës tënd. Unë jam shumë e fort, edhe pse babai është larg meje”, tha Sejdiu.

19-vjeçarja ka thënë se për këtë rast është dënuar me 3 vite një person, e se ajo vazhdon të merr provokime nga familja e të njëjtit.

“Gjithë janë të lirë, asnjë nuk është në burg, ai që ka qenë trafikuesi kryesor, ai është dënu vetëm 3 vite në burg, nuk kanë marrë asnjë masë, mu më kanë kërcënu me vite, ma kanë ndalu shkollimin e të gjitha, mendoj se do të vazhdoj aty ku kam mbetë, nuk më vjen turp. Fillimisht, e kam prioritetin te drejtësia”.

“Ata persona i përballë shtëpisë, janë fqinj me mu edhe nuk ka ditë, nuk ka natë që nuk bajnë familjarët e tij, se personi në fjalë nuk ndodhet aty, e familjarët e tij gjithmonë më provokojnë, po unë mundona me shiku rrugën teme e me vazhdu përpara”, shtoi ajo.

Pas

Një dentiste ka zbuluar gabimin e madh të larjes së dhëmbëve që bëjmë të gjithë dhe do të habiteni

Para

E rëndë në Orikum/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal (VIDEO)

Para
E rëndë në Orikum/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal (VIDEO)

E rëndë në Orikum/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar