• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

7 përfitime të ujit me limon dhe si ta përgatisni

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
7 përfitime të ujit me limon dhe si ta përgatisni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shumë restorante e shërbejnë si rutinë dhe disa njerëz e fillojnë ditën e tyre me ujë me limon në vend të kafesë ose çajit. Padyshim që limonët janë të shijshëm, por a ju bën më të shëndetshëm nëse i shtoni në ujë?

Më shumë kërkime janë bërë për përfitimet e ujit dhe limonit veç e veç, megjithatë ja disa mënyra se si trupi mund të përfitojë nga uji me limon:

1. Hidratimi

Uji është pija më e mirë për hidratim, por disa njerëz nuk e pëlqejnë shijen e tij më vete. Shtimi i limonit rrit shijen e ujit, gjë që mund t’ju ndihmojë të pini më shumë.

2. Vitamina C

Agrume si limonët kanë vitaminë C, një antioksidant kryesor që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira. Limonët nuk kryesojnë listën e agrumeve me shumë vitaminë C, por lëngu i një limoni siguron 18.6 miligramë vitaminë C. Sasia e rekomanduar ditore për të rriturit është 65 deri në 90 miligramë.

3. Pesha

Hulumtimet kanë treguar se antioksidantët e polifenolit që gjenden në limon zvogëlojnë ndjeshëm shtimin e peshës. Megjithatë është e paqartë nëse rënia në peshë vjen nga fakti që njerëzit pinë më shumë ujë dhe ndihen të ngopur apo nga lëngu i limonit.

4. Lëkura

Vitamina C te limon mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrudhave të lëkurës, të pakësojë lëkurën e thatë nga plakja dhe dëmtimin nga dielli. Se si uji përmirëson lëkurën është e diskutueshme, por një gjë është e sigurt. Nëse lëkura humbet hidratimin, ajo bëhet e thatë dhe e prirur për rrudha. Një studim laboratorik i vitit 2016 tregoi se një pije me bazë agrumesh ndihmoi në parandalimin e zhvillimit të rrudhave te minjtë.

5. Tretja

Disa njerëz pinë ujë me limon si një laksativ ditor në mëngjes për të ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut. Pirja e ujit të ngrohtë ose të nxehtë me limon kur zgjoheni mund të ndihmojë sistemin tretës.

6. Frymëmarrja

Uji me limon shmang erën e keqe të gojës pas ngrënies. Limoni mendohet se stimulon pështymën dhe uji ndihmon gjithashtu në parandalimin e tharjes së gojës, e cila mund të çojë në erë të keqe të shkaktuar nga bakteret.

7. Gurët në veshka

Acidi në limon mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka.

Efektet anësore të ujit me limon

Uji me limon është përgjithësisht i sigurt për t’u pirë, por ka disa efekte anësore të mundshme. Limoni përmban acid, i cili mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve. Për të kufizuar rrezikun, pini ujë me limon përmes një pipe dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë të thjeshtë.

Kur bëhet fjalë për urthin, uji me limon mund të ketë ose efekt negativ ose pozitiv. Acidi limoni mund të shkaktojë urth tek disa njerëz. Të tjerët përjetojnë lehtësim nga urthi, pasi lëngu i limonit bëhet alkalin, duke zvogëluar aciditetin në tretje.

Përgatitja

Në mënyrë që të keni ndonjë përfitim shëndetësor të ujit me limon, duhet ta pini atë vazhdimisht dhe të përdorni limonë të freskët. Për të përgatitur ujin, shtrydhni gjysmë limoni në 250 ml ujë të ngrohtë ose të ftohtë. Mund të shtoni nenexhik, xhenxhefil, kanellë etj./anabel

Pas

Si do jetë java e ardhshme? Temperatura deri në 39 gradë dhe shtrëngata shiu

Para

Burri zihet me gruan në studio: Më tradhton. Merr telefonin dhe qesh me dashnorë, fshatin tim e njoh komplet, por…

Para
Burri zihet me gruan në studio: Më tradhton. Merr telefonin dhe qesh me dashnorë, fshatin tim e njoh komplet, por…

Burri zihet me gruan në studio: Më tradhton. Merr telefonin dhe qesh me dashnorë, fshatin tim e njoh komplet, por...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar