• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zgjedhjet në parti/ Basha: Të dielën sytë e shqiptarëve do jenë drejt PD-së

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Zgjedhjet në parti/ Basha: Të dielën sytë e shqiptarëve do jenë drejt PD-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa nesër do të mbahen zgjedhjet për drejtuesin e ri të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sot në Fier.

Gjatë një takimi me demokratë të këtij qyteti Basha tha se të dielën sytë e shqiptarëve do jenë përsëri drejt PD-së.





“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, demokrate dhe demokratë të Fierit, faleminderit nga zemra! Jam i nderuar, i privilegjuar dhe i gëzuar që jam sot përsëri në mesin tuaj dhe jam dyfish i privilegjuar që garën e brendshme një anëtar, një votë për kryetarin e Partisë Demokratike, ta mbyllim së bashku sonte këtu në Fier.

Të dashur miq, ky qark ishte tepër i madh për tu mbuluar në një ditë dhe këtu e kam fjalën, natyrisht, për shtrirjen territoriale, po qarku i Fierit dhe degët e këtij qarku u bënë edhe më të mëdhenj gjatë masakrës zgjedhore të 25 prillit ku i treguan fierakëve, mallakastriotëve, qytetarëve të Patosit dhe të Roskovecit, të Lushnjës dhe të Divjakës se edhe aty ku kundërshtari politik mendon se ka folenë, demokratët qëndruan, bënë betejë dhe fituan.

Sepse përkundër masakrës zgjedhore, anembanë Fierit, sikundër anembanë Shqipërisë, ju vendosët zemrat tuaja, vendosët pasionin tuaj për liri dhe demokraci përballë makinerisë më mizore të masakrës zgjedhore, elektorale që ka vënë ndonjëherë në punë ndonjë forcë politike jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan. Vëllezër dhe motra, bashkimi i zemrave tuaja bëri të mundur që në këtë betejë dega e Fierit, sikundër demokratët anembanë Shqipërisë, të arrinin të sheshonin mosmarrëveshjet, ju ditët t’i linit ato mënjanë dhe të bashkoheshit, sepse kjo familje politike ka një mision për të cilin ka lindur, t’i dal zot Shqipërisë, t’i dal zot shqiptarëve.
U futët në këtë betejë të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin, për misionin me të cilin na ngarkuan shqiptarët.
I qëndruat besnik vlerave tona. Që nuk u dhatë për asnjë çast para të zezës, para të keqes, para anti-vlerave. Që zbritët në mejdanin e një beteje të pabarabartë siç e dinim që do të zhvillohej, duke patur përballë jo thjesht një makineri të partisë shtet të përforcuar nga bandat dhe paratë e oligarkëve e të korrupsionit shtetëror, por duke patur përballë një kundërshtarë politik si Edi Rama, i cili prej ditës së parë demokratët, opozitarët nuk i konsideron kundërshtarë, por armiq dhe si të tillë i ka trajtuar demokratët fierakë, si armiq në jetët tuaja private, duke ju shkatërruar normalitetin e jetës, normalitetin e fëmijëve tuaj duke u përpjekur të asgjësojë shpresën për një të nesërme.

Unë e di sakrificën tuaj, e di se është e pamundur jo në një, por në dhjetë fjalime të rrëfehet se çfarë do të thotë kjo për ju dhe familjet tuaja, e di dhe e njoh edhe forcën e zemrës tuaj, e cila ju solli në këtë betejë jo sepse ishit të detyruar, por sepse ishit të vendosur për të bërë gjithçka, jo thjeshtë për tu hakmarrë ndaj një kundërshtari barbar, harbut dhe të korruptuar, por për të marrë të drejtën në emër të çdo qytetari fierak, në emër të çdo qytetari shqiptar, në emër të Shqipërisë dhe në emër të demokracisë. Dhe fierakët e ndjenë se Partia Demokratike ndodhej në këtë betejë jo për veten e saj, jo për karrigen time, as për karriget tuaja, por se ishte aty si shpresa dhe garancia e vetme për të bërë ndryshimin që kaq shumë e deshën me 25 prill. Dua të them po kështu se betejat e jashtëzakonshme që kemi zhvilluar së bashku gjatë këtyre viteve e në veçanti vitet e fundit, faktuan jo vetëm vendosmërinë dhe qëndresën tuaj por faktuan besimin e qytetarëve se beteja bëhej për ta.

Me sakrificat tona deri me sakrificat sublime, deri me djegien e mandateve për të nxjerrë para shqiptarëve dhe para botës regjimin e vërtetë dhe për tu mos u bërë fasadë e atij regjimi. Deri në betejën tonë epike kundër makinerisë masakrës zgjedhore ne provuam dhe faktuam se jemi ata që ishin në dhjetorin e 1990, jemi njerëzit e vlerave, jemi njerëzit e lirisë të demokracisë. Ne faktuam forcën tonë që e projektuam më së miri duke trokitur derë më derë me një program real dhe realist i cili jepte zgjidhje të jashtëzakonshme që Edi Rama dhe banda e tij e babëzitur e të korruptuarve dhe horrave, i shtoi dhe i shtroi këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve, duke ia zbrazur sofrat duke ia boshatisur xhepat dhe duke ia larguar rininë dhe fëmijët nga vatrat e tyre.

Vëllezër dhe motra, masakra zgjedhore nuk është frazë po është realitet. Ajo e diferencon 2021 nga çdo proces tjetër i këtyre 30 viteve, ai është arrestimi i demokracisë , është faktikisht ndalja e përkohshme e mekanizmit bazë të demokracisë që është respekti i vullnetit të shumicës. Me 25 prill, shumica është dhunuar, pakica përkohësisht ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky nuk është më një vend demokratik, ky është një regjim dhe ne sot kemi mbi supet tona dy detyra. Të parën, që shqiptarët kanë besuar, që e deshën me 25 prill dhe e duan akoma më shumë sot që janë edhe më të dëshpëruar, edhe më të pashpresë, ndryshimin e Fierit, ndryshimin e Shqipërisë, për të cilën vetëdija, programi dhe vendosmëria jonë e 25 prillit, dha rezultat ehe për të cilën kemi akoma vetëdijen për të ecur përpara por misioni bazë i kësaj partie sot është dhe misioni me të cilin ka lindur kjo familje e madhe, kjo parti e madhe demokratike. Është misioni i rikthimit të demokracisë sepse në momentin që ky regjim asgjëson vullnetin e shumicës, nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të, betejës me të, me një objektiv, rrëzimin e regjimit.”, tha ai.

Pas

Video/ Damian Gjiknuri heq kostumin e deputetit, merr dorezat dhe ‘kërcet’ grushtet

Para

Durrës/ Dy në pranga për “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim toke”

Para
Durrës/ Dy në pranga për “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim toke”

Durrës/ Dy në pranga për "Ndërtim pa leje" dhe "Pushtim toke"

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar