Policia spanjolle ka arrestuar një punëtore të një kafeneje.
Dyshohet se ajo i ka prerë organin gjenital shefit të saj, me pretendimin se ai ka dashur që ta dhunojë seksualisht atë.
Gruaja u tha policëve se po përpiqej që t’i rezistonte një sulmi seksual në një bar të qytezës Sant Andreu de la Barca, afër Barcelonës.
Zonja kontaktoi policinë për të pranuar sulmin e saj, teksa burri u dërgua në spital për një operacion emergjent, në mënyrë që mjekët të arrinin t’ia rikuperonin përsëri pjesën e prerë të trupit.
Deri në mëngjes nuk ka qenë ende e qartë nëse operacioni ka qenë i suksesshëm. Raportohet se gruaja e cila e preu burrin në zonën e ndjeshme ka prejardhje nga Bangladeshi dhe është rreth 30 vejece.
Hetuesit policorë kanë nisur hetimet rreth pretendimeve që ka shprehur gruaja se ajo ka reaguar në vetëmbrojtje. Po ashtu nuk përjashtohet as mundësia që pronari i kafenesë të arrestohet sapo gjendja e tij të përmirësohet.
Burime të policisë janë shprehur se gruaja ka raportuar se është ngacmuar për muaj të tërë dhe në disa raste është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin para se ta sulmonte me thikë.