• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptari me pasaportë amerikane rrëfen tmerrin në Sarandë: E gjeta veten në një film aksion! Pas plagosjes Urgjenca s’më hapte telefonin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shqiptari me pasaportë amerikane rrëfen tmerrin në Sarandë: E gjeta veten në një film aksion! Pas plagosjes Urgjenca s’më hapte telefonin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shqiptari me pasaportë amerikane, Marin Jano mbeti i plagosur pak ditë më parë në Sarandë, në ngjarjen ku u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi.

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama.com.al” i riu ka treguar tmerrin e përjetuar në qytetin bregdetar, ku kishte vendosur të kalonte dy ditë pushimi me të dashurën, por e gjeti veten në një skenë që e kishte parë vetëm në filma aksion.

Marin Jano rrëfen pritjen e pafund të Urgjencës ndërkohë që kishte marrë një plumb në fundshpinë dhe i rridhte gjak nga plaga, si dhe përballjen me mungesën e empatisë të mjekut dhe infermieres.

I riu thotë se: “mjeku me sa duket, u bezdis shume nga pyetjet e mia, saqë në një moment m’u kthye: “ Do rrish urtë apo ta lë fare? Ik në vend tjeter po deshe dhe bej analizat e operacionin”. U shtanga, pasi nuk e prisja një përgjigje të tillë. Kujtoj që i thashë: “ Doktor, mundohu të tregohesh pak empatik dhe të më kuptosh!”

RRËFIMI I PLOTË

“A TA BOJ DHE UNE I PYTJE? A KE MO PYTJE?”

Kam patur gjithmone një respekt e vlerësim të madh për punën e mjekëve e të infermierëve, të cilët kanë në dorë shëndetin dhe jetën tone. Une vetë kam në familje nje prej njerëzve me te dashur, gjyshen, e cila ka qene mjeke dhe ka nxjerrë përgjatë më shumë se 30 vjetëve me mijëra mjekë si pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise (pa harruar dhe nje njeri tjetër te afërt timin, qe eshte aktualisht mjek). Ne momentet kur humanizmi i tyre, ndershmeria, profesionalizmi, serioziteti është vënë ne diskutim, i kam mbrojtur me vendosmëri duke patur parasysh, me sa duket, modelet e gjalla te mjekeve qe kam ne familjen time. Por, pas asaj që më ndodhi fundjaven e kaluar, ku m’u desh te perballesha drejtpërdrejt me sherbimin tonë mjekesor, gjithcka m’u përmbys.

Kisha vendosur ta lija vapën mbytëse të Tiranës për të kaluar nja dy dit në bregdetin e bukur të Sarandës. Duke u gdhirë 20 qershori, teksa po dilja bashkë me të dashurën nga një lokal i njohur në qender të qytetit, u ndodhëm sa hap e mbyll sytë në mes të një shkëmbimi zjarri me pistoleta e kallashnikovë. Një skenë që vetëm nëpër filma aksion e kisha parë. U shtrimë menjëherë në tokë dhe, duke tentuar të futeshim poshtë një makine per t’i shpetuar bresherise se plumbave, u plagosa në pjesen e fundshpines. Ashtu i plagosur e duke u zvarritur u riktheva në lokal për t’i ikur më të keqes e për të kërkuar ndihmë.

Meqenëse askush nga klientët e lokalit, por dhe ata të sherbimit nuk m’u afruan, kujtoj t’i kem telefonuar vetë 2-3 herë urgjencës (112) dhe policisë (129). Urgjenca fillimisht nuk m’u përgjigj në telefon, kurse policia po. Ndërkohe që gjaku rridhte e nuk dinte të mbaronte, duke shtypur plagën fort me dorë për të ndaluar hemorragjinë e teksa mundohesha të ruaja qetësine, vazhdoja t’i bija numrit të urgjencës. Dikur u përgjigjën e, ndërsa operatori me thoshte se ambulanca po vjen menjëherë, ajo nuk dukej e as dëgjohej kurrkund.

Kaluan kështu mes ankthit e frikës gati 20 minuta, por amublanca, sa isha aty, nuk erdhi kurre. Sic më thane më pas, distanca mes vendit ku unë gjendesha, dhe spitalit s’ishte as 5 minuta larg me makinë. Dola atëherë përsëri jashtë lokalit, ku u gjendën dy djem trima, njeri prej të cilëve taksist, që më mori e me dërgoi me urgjencë në spital.

Në gjendje shoku e me forcat që po më linin, kujtoj, megjithatë, që me shtruan ne dhomen e urgjences, ku nisën të më bënin serume, inxheksione dhe më pas nje skaner. Pas gati një ore me konfirmuan se isha plagosur me arme zjarri dhe duhet te nisesha me urgjence ne Tirane per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale per te hequr plumbin, qe më ishte futur rreth 10 cm ne trup. Me të mbërritur në spitalin e Tiranës, përsëri skaner e më pas 3 orë në pritje të operacionit.

Nderkohe qe prisja, fillova te pyesja mjekun për gjithcka më shqetësonte lidhur me shëndetin, me jetën time, me operacionin. Pas gjithë asaj që kishte ndodhur, isha i traumatizuar. Mjeku, me sa duket, u bezdis shume nga pyetjet e mia, saqe ne nje moment m’u kthye: “ Do rrish urtë apo ta lë fare? Ik në vend tjeter po deshe dhe bej analizat e operacionin”. U shtanga, pasi nuk e prisja nje pergjigje te tille. Kujtoj që i thashe: “ Doktor, mundohu të tregohesh pak empatik dhe të me kuptosh! Vere veten ne poziten time per nje moment!“. Fjalet e mija ranë në vesh të shurdhër. Me mire te mos flisja fare dhe te gjithe frikën, presionin, ankthin ta mbaja perbrenda. Ate bera, në fakt, e qepa gojen, s’fola me dhe prita deri sa më futën në sallë pas tre orësh. Operacioni shkoi mire dhe plumbi u hoq.

Aty nga pasditja me cuan ne një dhomë në repartin e kirurgjisë, në katin e fundit, nën një terracë përvëluese, mes dritaresh e dyersh të hapura kanat, ku nuk gjeje një kondicioner për be. Në atë nxehtësi sahariane ndejta 2 net e 3 dite. Gjate kesaj kohe mjeku kaloi nga dhoma ku isha shtruar, vetem një here për pak sekonda dhe në këmbë. Një here tjetër komunikuam ne dhomen, ku ai rrinte, ku kisha shkuar t’i kerkoja disa dokumenta, me idenë për t’u transferuar ne nje spital privat. “Une t’i jap letrat, por here tjeter ik direkt ne spital privat e mos hajde te operohesh ketu”, më tha gjithë nervozizëm.

Ngela pa gojë. Te gjithe e dime se, kur aksidentohesh, kur plagosesh me arme zjarri, me thike, nuk ka asnje spital privat qe te merr persiper, pasi te tilla nderhyrje kryhen vetem ne spitalet shteterore të specializuara. Gjithësesi, mjeku qe kete gje e dinte, nuk hezitoi te ma thoshte.

Sa për infermjeret, fytyrat e tyre te ngrysura e indiferente binin në sy që larg. Punen e benin, por e benin sikur u kishe ndonjë borxh. Të dukej sikur i kishin sjellë me zor në atë punë. Kurrfarë përkujdesi të natyrshëm, devocioni, empatie, mirësjelljeje. Kulmi arriti natën e pare pas operacionit, kur njërës prej tyre i kerkova te perdorja vetëm për një here tualetin e stafit, pasi ai në dispozicionin tone si pacientë kishte probleme. Por pergjigjja qe mora, ishte: “ Pse mër cun m**** tat do pastroj une?! Shko perdor banjon tate” .

Ngela pa fjale dhe ika kokulur, pa thene gjysmë fjale. Në atë mori infermierësh dallonin, për fat, edhe nja dy, nje grua dhe nje burrë, rreth të pesedhjetave, qe ishin si nata me diten me të tjerët. Profesionalizmi i tyre, kujdesi, perkushtimi, ishin te pashoq. Pyetjeve e shqetësimeve qe kisha, u pergjigjeshin pa hezitim e pa kurrfarë shenje bezdisjeje e përtese. Njerëz të tillë të mbajnë shpresën e besimin gjallë se njerëzillëku e profesionalizmi nuk janë varrosur përfundimisht në këtë vend.

Pas 3 ditesh, që m’u dukën si 3 vjet, qendrimit tim ne spital i erdhi fundi. Shkova te takoja mjekun e të merrja anamnezën bashkë me këshillat dhe mjekimin, që do të vazhdoja në shtëpi. Meqenëse ai thjesht më zgjati letrën ku kish shkruar gjithcka lidhej me mua, tentova të komunikoja duke i bërë disa pyetje. Përsëri e shfaqi hapur bezdinë, edhe pse me kthehu pergjigje, natyrisht ne menyren e tij.

“Faleminderit, doktor”, i thashë dhe bera të largohesha, kur zeri i tij me ndali: “Me fal, a ta boj dhe une i pytje?”. “Po, patjetër, doktor”, iu pergjigja habitur. “A ke mo pytje”, ma ktheu me nje nenqeshje ironike. “Jo, nuk kam me pyetje, doktor”, ia ktheva dhe u largova.

Të njohur e miq te familjes më thone: “Hë, se filani e ka gojën e hidhur, po si mjek është shumë i zoti”. Mendoj se te jesh mjek, mbi te gjitha duhet te jesh i sjellshëm, i komunikueshëm, njerezor, empatik. Përndryshe e bën pacientin të ndihet si vici i radhës te kasapi, ashtu sic u ndjeva dhe unë.

Pas

Shqipëria ka humbur ”pak” me çështjen ‘Beccheti’, lirohet nga detyra avokatja e shtetit

Para

Shumë e lehtë! Spanja shënon 8 gola në ndeshjen me Kroacinë

Para
Shumë e lehtë! Spanja shënon 8 gola në ndeshjen me Kroacinë

Shumë e lehtë! Spanja shënon 8 gola në ndeshjen me Kroacinë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar