Në njoftimin e policisë thuhet se dy vëllezërit nga Kosova Çlirim dhe Qerim Zeneli, janë konfliktuar me dy vëllezërit nga Shëngjini Amarildo dhe Adriano Jushi.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç (vëllezër), banues në Shengjin.
Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.