Futbollisti Cristiano Ronaldo dihet që kur flitet për dietë dhe gjëra që duhet të konsumohen, është tejet i fiksuar dhe shpesh e ka thënë dhe se do të donte që djali i tij të mos pinte pije me gaz si Coca Cola.
Këtë e ka dëshmuar edhe ditën e sotme në konferencën për shtyp të Portugalisë përpara ndeshjes debutuese të saj në këtë Europian.
Teksa konferenca nuk kishte nisur ende dhe përpara tij kishte dy shishe Coca Cola prej qelqi, ai i ka zhvendosur duke i larguar dhe duke ngritur shishen e ujit:
“Coca-Cola… pfff! Ujë më mirë”.