• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rasti me variantin afrikan në Kosovë, Ahmeti: Po gjurmohen kontaktet

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Rasti me variantin afrikan në Kosovë, Ahmeti: Po gjurmohen kontaktet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Infektologu nga Kosova, Salih Ahmeti, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania ka folur mbi variantin afrikan të COVID-19 që është shfaqur te një pacient kosovar.

Salih Ahmeti tha se kohët e fundit në Kosovë, ashtu si në Evropë, infektimet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm, mirëpo shfaqja e varianteve të reja, siç ishte edhe varianti afrikan, është gjithmonë e mundshme.

“Edhe në vendet evropiane por edhe tek ne, pati një ulje shumë të shpejtë e të theksuar të rasteve me COVID-19 dhe një situatë më të dukshme dhe të stabilizuar sa i përket formave të rënda të sëmundjes, por edhe të atyre që kanë rezultuar pozitivë në rastet e përditshme. Sot, në mostrat e një pacienti ka rezultuar se tek ai është i pranishëm varianti afrikan. Këto variante janë të mundshme, të pritshme. Ky është rasti parë me variantin afrikan”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti tha se pacienti nga Kosova nuk ka pasur ndonjë udhëtim jashtë vendit dhe për këtë, institucionet përkatëse në Kosovë do të bëjnë hulumtimet e nevojshme tek kontaktet e afërta të pacientit me variantin afrikan.

“Është pacient kosovar që nuk ka pasur udhëtime jashtë dhe sot po bëhen gjurmime në rastet e afërta të kontaktit për të dhënë shpjegime më të qarta rreth mundësisë së marrjes së infeksionit. Mendoj se ne jemi një vend shumë i afërt me vende të tjera dhe meqenëse varianti afrikan në vendet e evropiane, bën që prania e këtij rasti në Kosovë të mos jetë befasuese”, u shpreh mjeku infektolog.

Salih Ahmeti tha se sipas informacioneve të deritanishme, në aspektin klinik varianti afrikan nuk paraqet ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Ky variant jep manifestime klinike të ngjashme me variantin origjinal ose atë britanik, të cilët kanë qenë të pranishëm në Kosovë.

Pacienti i hospitalizuar, sipas Ahmeti, ka simptoma të ngjashme me pacientët e infektuar me variantin origjinal, ai ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, mirëpo kuadri i tij klinik është pak i rënduar.

“Aktualisht edhe pacienti që kemi të hospitalizuar është një pacient i zakonshëm. Sikurse edhe tek format e variantit origjinal, manifestimet klinike mund te jenë nga më të lehtat te më të rëndat. Pacienti ka një kuadër klinik të rënduar, por është shumë i stabilizuar. Ne po bëjmë më të mirën që gjendja të përmirësohet”, u shpreh Ahmeti.

“Gjendja shëndetësore e pacientit është e stabilizuar, është 43 vjeç dhe po aplikojmë protokollet standarde të trajtimit me COVID-19 dhe kemi shpresa që gjendja e tij shëndetësore në ditët e ardhshme do të jetë e mirë2, shtoi ai.

Mjeku infektolog tha se varianti afrikan, në raport me variantin origjinal është pak më i transmetueshëm dhe prek moshat më të reja, mirëpo sipas tij, nuk duhet të jetë ndonjë shqetësim i veçantë.euronews

Pas

Dëshmia tronditëse e vajzës nga Dibra që i ekzekutuan babanë para syve: Vëllezërit e qëlluan me plumba

Para

Del raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Para
Del raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Del raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar