• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Për çfarë zihen më shumë çiftet sipas studimeve? Zbulo te cili grup je më shumë ti me partnerin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Për çfarë zihen më shumë çiftet sipas studimeve? Zbulo te cili grup je më shumë ti me partnerin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fakt: Çdo çift përjeton konflikt. Fatmirësisht, kjo nuk është një gjë e keqe. Në momentin që bashkoni dy të rritur të pavarur dhe të barabartë në çdo lloj partneriteti, do të ketë fërkime. Dallimet në mendime janë të pashmangshme dhe janë shenjë e një marrëdhënieje ku partnerët ndajnë pushtetin dhe janë të qetë kur shprehin mendimin e tyre.

Shpesh nuk arrijmë të shohim “prapa skenat” e çifteve të tjera, kështu që nuk kemi ide nëse ata debatojnë dhe për çfarë. Kjo mund të na bëjë të pyesim: Për çfarë zihen më shumë çiftet në një lidhje?

Për t’i identifikuar faktorët, mbi 100 pjesëmarrës renditën mënyrat se si partnerët mund të mërzisin, irritojnë, lëndojnë ose zemërojnë njëri-tjetrin. Këto janë 10 sjelljet kryesore të renditura nga ato të përmendura më shumë, në ato të përmendura më pak.

Partneri juaj është:

1) Superior: Të trajton si budalla/qe ose inferior/e, vepron sikur ai/ajo të jetë më i mirë se ti.

2) Posesiv, xheloz dhe i varur: Kërkon shumë vëmendje ose kohë; në përgjithësi shfaq shenja të bezdisshme xhelozie, është posesiv dhe duket i varur nga ty/lidhja juaj.

3) Neglizhimi, refuzimi dhe/ose mosbesimi: Injoron ndjenjat e tua, nuk telefonon, nuk thotë se të do etj.

4) Abuziv: Shuplaka, pështymë, goditje, ofendues, verbalisht abuziv.

5) Tradhti: Kreu marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, doli me dikë tjetër.

6) Egoist, nuk mendon shumë për ty: Nuk ndihmon në pastrim, lë ulësen e tualetit lart ose poshtë, etj.

7) I fiksuar pas pamjes fizike: Shqetësohet shumë për pamjen e jashtme, përqendrohet shumë te flokët ose fytyra, shpenzon shumë në rroba etj.

8) Luhatje humori: Emocionalisht i paqëndrueshëm, ndonjëherë i ashpër etj.

9) Refuzimi seksual ose shtyrja e seksit për herë të parë: Refuzon të bëjë seks, nuk duket i interesuar, ose ngacmon seksualisht në mënyrë tallëse.

10) Seksualizon të tjerët: Tregon shpesh se sa tërheqësh është dikush, flet për të tjerët shpesh duke i parë si objekt seksi, fiksohet pas dikujt në TV etj.

Gjithashtu, në një studim të botuar së fundmi, studiuesit anketuan mbi 1000 njerëz dhe zbuluan se komunikimi ishte burimi më i zakonshëm i konfliktit për të gjitha çiftet. Tema të tjera të nivelit të lartë për konflikt ishin: Punët e shtëpisë, vendimmarrja, financat, veset problematike të partnerit, pritshmëritë e roleve, koha e qëndrimit para TV ose telefonit, seksi dhe menaxhimi i kohës.

Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë informacion është të kuptoni se këto tema theksohen sepse janë kaq të zakonshme. Fakti që ju dhe partneri juaj grindeni për shumë nga këto nuk është një “akuzë” apo kërcënim ndaj jush si çift. Duke pasur parasysh këtë, mosmarrëveshjet mund të duken më pak të frikshme. Konflikti është i pashmangshëm dhe në fund të fundit është pjesë e një marrëdhënieje të fortë, sigurisht, deri në një pikë./anabel

Pas

Ekzekutimi te Komuna e Parisit/ Ftesa në Instagram që futi në “kurth” Hekuran Billën, lirohet e dashura e tij

Para

Dita e Çlirimit të Kosovës, Meta risjell momentet nga 12 qershori 1999: Na kujton se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.

Para
“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar” Parlamenti e shkarkoi, Meta del në konferencë urgjente

Dita e Çlirimit të Kosovës, Meta risjell momentet nga 12 qershori 1999: Na kujton se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

nga Fast News
07:30 | 12/11/2025
0

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

Recent News

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

08:30 | 12/11/2025
Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

08:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar