• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk u zgjodh dot kryetare e PD/ Edith Harxhi del me një kërkesë të veçantë për demokratët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk u zgjodh dot kryetare e PD/ Edith Harxhi del me një kërkesë të veçantë për demokratët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në zgjedhjet brenda PD që u zhvilluan dje, Edith Harxhi nuk arriti të dilte fituese dhe të bëhej kryetarja e re e Partisë.

Ajo arriti të marrë më shumë se 900 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme.

Ndërkohë me anë të një mesazhi, Harxhi ka falenderuar anëtarët e PD për mbështetjen, teksa thotë se asgjë nuk do ta ndalojë në misionin për të reformuar dhe ringritur PD.

Gjithashtu ajo shprehet se do të vazhdojë të kërkojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të kërkohet ndalimi i korrupsionit në çdo nivel të jetës.

REAGIMI I PLOTE:

Të nderuar miq, antarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike,

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dje gjatë procesit zgjedhor për Kryetare të Partisë Demokratike. Falenderoj të gjithë ata që votuan për mua por edhe ata që nuk votuan për mua pasi demokracia gjithmonë duhet të shprehet me votë. Falenderoj me mirënjohje të gjithë vëzhguesit e mi gjatë procesit zgjedhor, kontribuesit dhe miqtë e mi që punuan këto tre javë, si dhe Grupin për PD-në që ishin me mua në këtë betejë. Falenderoj edhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias për interesin e tyre dhe punën e palodhur.

Ju shpreh gjithë mirënjohjen time për kohën dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Gjatë këtyre dy javëve pata nderin dhe kënaqësinë t’ju takoja, të bisedonim dhe të bashkëndanim shqetësimet tona për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen partia jonë dhe Shqipëria.

Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, sic ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në cdo cep të vendit për të ringritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për ta ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkuruese dhe të fortë.

Lidhur me atë që ndodhi dje, gjatë procesit zgjedhor, së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte. Por, natyrisht, gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, t’a ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ringritur PD-në. Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në cdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes…

Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim.

Me respekt, Edith Harxhi

Pas

Xho Bajden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti

Para

“Do ndodhë nga 1 korriku” Ambasadori Soreca jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Para
“Do ndodhë nga 1 korriku” Ambasadori Soreca jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

“Do ndodhë nga 1 korriku” Ambasadori Soreca jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar