Leo Gomez-Franqueira San Pedro ishte vetëm tre muajsh kur tha fjalën “Papa”. Në moshën 11 muajshe, në jug të Londrës po ecte dhe fliste tre gjuhë, duke folur anglisht, spanjisht dhe kinezce.
Babai i tij, Iñaki San Pedro, 41 vjeç dhe nëna, Teresa Gomez- Franqueira, 38, u habitën kur zbuluan se fëmija i tyre dinte të gjitha shkronjat e alfabetit. Në vetëm 18 muaj, ai po lexonte libra pa asnjë ndihmë nga të rriturit dhe mund të njihte të gjithë flamujt e botës.
Prindërit e Leo, u habitën nga aftësia e tij e mahnitshme për të mësuar. Ata e dërguan tek një psikolog që të vlerësonte aftësitë e tij dhe zbuluan se inteligjenca e djalit ishte tepër e lartë.
IQ e tij shënoi 172 – dukshëm më i lartë se profesori i ndjerë Stephen Haëking dhe Albert Einstein, rezultati i parashikuar i të cilëve është 160. Kjo rezultoi që Leo të pranohej si një nga anëtarët më të rinj të Mensa ndonjëherë në moshën dy e gjysmë.
Tashmë në moshën shtatë vjeçare, Leo ka shtuar frëngjishten që e flet rrjedhshëm në listën e tij të gjuhëve dhe shkëlqen në gjuhën kineze, një interes i nxitur nga dadoja e tij kineze. Ai mori nota të plota në një provë të gjuhës kineze të krijuar për të rritur dhe së fundmi kaloi me dallim provimet e klasës së tretl të pianos dhe violonçel.