• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja/ Dy sipërmarrëset e njohura firmosin: Më shumë mundësi dhe fuqizim për gratë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Nënshkruhet marrëveshja/ Dy sipërmarrëset e njohura firmosin: Më shumë mundësi dhe fuqizim për gratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një marrëveshje e rëndësishme është firmosur sot mes dy grave me rëndësi në fushën e sipërmarrjes në Shqipëri dhe Kosovë.

Të dyja palët janë angazhuar që të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike, duke fuqizuar gratë në biznes në të dy vendet.

Konkretisht në Prishtinë pati një mision biznesi të grave  sipërmarrëse të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova.

Në këtë event të përbashkët,Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri (WECA), Antonela Hako dhe Drejtorja Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Kosovës (G7) Linda Shala, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje zyrtarizon bashkëpunimin e nisur, ende pa u krijuar Dhoma në Shqipëri, ku zonjat sipërmarrëse të Kosovës dhanë një mbështetje të veçantë.

Marrëveshja synon të nxisë projektet e përbashkëta në zhvillimin e tregut dhe fuqizimin e gruas.

Zonja Hako theksoi se, kjo marrëveshje do të çojë më tej bashkëpunimin e nisur mes bizneseve të drejtuara nga grate. “Ky takim ofroi mundësi konkrete për gra në fushën e shërbimit dhe prodhimit. Përmes takimeve B2Bsipërmarrjet mund të gjejnë mundësi të reja në një epokë tërësisht të re”, tha Hako.

Zonja Shala, theksoi nga ana e saj se, “të dy vendet duhet të shfrytëzojnë momentin kur tregjet europiane po ikin nga lindja e largët dhe Ballkani perëndimor është një mundësi për të siguruar punë të reja për gratë sipërmarrëse dhe gratë punonjëse”.

Objektivii dy Dhomave është fuqizimi i grave, përmes ndarjes së informacionit për tregjet, zhvillimit të panaireve, projekteve dhe trajnimeve të përbashkëta.

Memorandumi i Mirëkuptimit përfshin bashkëpunimin institucional për të vendosur marrëdhënie të ndërsjellta midis biznesve të të dyja vendeve. Ky memorandum mirëkuptimi, ka për qëllim bashkëpunimin reciprok për hartimin, shkrimin, implementimin dhe menaxhimin e projekteve të përbashkëta rajonale dhe europiane.

Krijimi i bashkëpunimit për zgjerimin e tregut, import-eksportit mes anëtarëve të dy Dhomave, duke nxitur aktivitete dhe përmirësime të ndryshme ligjore mes G7 dhe ËECA.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, rreth 40 gra nga Kosova dhe Shqipëria zhvilluan takime B2B. Gjatë kësaj dite dinamike, Bordi i Dhomës Ekonomike të Gruas u prit edhe nga Ambasadori iShqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Ai ofroi gatishmërinë e tij të mbështetjes për fuqizimin e gruas, veçanërisht në zonat ndërkufitare.

Aktualisht në Kosovë ka disa sipërmarrje të drejtuara nga gratë nga Shqipëria, të cilat kanë përfaqësitë dhe degët e tyre atje. Me programet e bashkëpunimit mes dy Dhomave synohet të rritet numri i bizneseve të ndërsjellta në të dy vendet, por edhe sipërmarrjet e përbashkëta.

Ky takim pritet të pasohet nga një konferencë për sipërmarrjet e grave në biznes gjatë muajit Shtator, ku presim të shohim edhe frytet e para të bashkëpunimit.

Vëmendja tek gruaja sipërmarrëse është e rëndësishme sot, pas efekteve të pandemisë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se pesha e bizneseve të drejtuara nga gratë në biznes, përveç se ishte e ulët, është ulur më tej gjatë pandemisë. Ajo ka zbritur në dy vitet e fundit nga 29% e totalit të biznesit në rreth 25%.

Pas

Sfidë e madhe në “Euro 2020”, publikohen formacionet Angli-Gjermani

Para

Plas sherri në Tiranë/ Konfliktohen biznesmenët, policia ndërhyn pas sharjeve dhe britmave

Para
Plas sherri në Tiranë/ Konfliktohen biznesmenët, policia ndërhyn pas sharjeve dhe britmave

Plas sherri në Tiranë/ Konfliktohen biznesmenët, policia ndërhyn pas sharjeve dhe britmave

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar