• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndodh në Elbasan! Trashëgimtare e pasurive me dokumente false, lë motrat dhe vëllezërit pa prona

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ndodh në Elbasan! Trashëgimtare e pasurive me dokumente false, lë motrat dhe vëllezërit pa prona
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” erdhi nga Elbasani nga disa familjarë që pretendojnë se janë përjashtuar nga testamenti me falsifikime nga ana e noteres, në mënyrë që përfituese e vetme të ishte Afërdita Musmuça.

“Ka qenë përfaqësuese e vetme. Ne jemi 8 fëmijë. Nuk e di çfarë bëri. Ndryshoi testamentin dhe bëri përjashtime. Mua më ka përjashtuar motra. Asgjë nuk kam përfituar, asnjë lloj pasurie. U interesova bashkë me burrin, shkuam te noteri në lagje se e dimë me kë ka pasur kontakte, me noteren Majlinda Lato. Atje ishte bërë testamenti në emër të vet. Konflikte s’kemi pasur, sa qenë prindërit gjallë. Kjo punë u bë pasi vdiq mami”, u shpreh e motra e Afërdita Musmuçës.

Historia e pasurisë vjen nga e ndjera Ismete Musmuça, e cila ka qenë vajzë e vetme e një familjeje shumë të pasur dhe me shumë prona në qytetin e Elbasanit. Një prej trashëgimtarëve të Ismetes, i cili vuan nga problemet mendore, Fatmir Musmuça, jeton në kushte ekstreme dhe ushqehet në mensat sociale të Bashkisë Elbasan. Teknikisht dhe ligjërisht, Fatmir Musmuça është i pasur, por jeton në kushte të mjerushme.

“Jam i 6 si radhë nga fëmijët. I ngatërruan gjërat ata. I deformuan më keq. Ndihem i vrarë shpirtërisht. Të pakënaq. Nëna na ka lënë shumë gjëra”, tregonte ai

Testamenti problematik u përpilua në vitin 2011 nga noterja Majlinda Lato dhe në prani të avokatit Unitet Dedja në shtëpinë e të moshuarës.

Gazetari: Më shumë për procedurë doja të të pyesja…! Ju thoni këtu, që keni vajtur tek zonja, (Ismete Musmuca) sepse ka qenë e sëmurë dhe i jeni referuar një raporti mjeko-ligjor me nr. 290.

Noterja Majlinda Lato: Disponoj në dosje raportin origjinal…

Gazetari: Këtë ta kanë dhënë familjarët, i bie?

Noterja Majlinda Lato: Po, po!

Gazetari: Thjesht për procedurë, për lënien e testamentit.

Avokati Unitet Dedja: Unë vetëm kam marrë pjesë, kam firmosur këtu, nëse ajo ishte koshiente për veprimet, që po kryente.

Gazetari: Zonja, (Ismete Musmuca) në ambientet e shtëpisë edhe me noteren…

Avokati Unitet Dedja: Kaq…!

Por “Stop” zbulon falsifikimin që i është bërë raportit që shoqëron testamentin që vërteton se Ismete Musmuça ka qenë e aftë juridikisht për të lëshuar testamentin. Për pasojë raporti në testament është i pavlefshëm.

Gazetari: Alban, thjesht më ndihmon dot për vërtetësinë e kësaj? Kështu me sy të lirë e dallon dot është, apo jo firma jote?

Mjeku Alban Hoxha: Këtu …firma ime jo, por vula është…

Mjeku Everest Hoxha: Shkrimi im nuk është. Shiko nuk e kam shkruajtur unë, se shiko, si e kam shkrimin unë, e aftë për veprime juridike, e shikon ti… Këto me veprime juridike ne i vlerësonim faktike edhe ne i çonim tek psikiatri. Nuk lëshojmë ne dot, po nuk e lëshoi psikatri… Hajde Evis…!

Gazetari: Ja erdhi dhe doktoresha…

Mjeku Everest Hoxha: Hajde doktoresha! Këta zotërinjë janë gazetarë, po kanë një problem me një testament, që kemi qenë ne bashkë në komision. Është ndonjë firmë e jotja ndonjëra nga këto këtu?

Mjekja Evis Skuqi: Firma ime është kjo. Çfarë problemi keni?

Gazetari: Në lidhje me një testament…

Mjekja Evis Skuqi: Kjo është firma ime…

Gazetari: Aaaa…

Mjeku Everest Hoxha: Aaaa jo, jo! Vetëm firmën time e kanë qa ato…

Gazetari i “Stop” mundi të takojë përfituesen e vetme të testamentit, Afërdita Musmuça, e cila bëri blof, duke deklaruar se testamenti është bërë në zyrën e noteres.

“Ne kemi vite që e kemi bërë atë. Kemi shkuar bashkë me time më në vitet 2012 tek mjeku i lagjes, pastaj tek ambulanca. Bëmë vizitën dhe pas asaj morëm dokumentin që na dha institucioni sepse ime më ishte shumë mirë nga ana shëndetësore, nga të gjitha drejtimet. Kishte punë dhe lamë një orar. Jo absolutisht. Ku e konfirmon ti që ka qenë e sëmurë? Ne kemi qenë në zyrë për të bërë një testament”, tha ajo.

Por noterja pohon se testamenti është bërë në shtëpinë e të moshuarës.

Gazetari: Rastin e testamentit, që folëm, ajo thotë, që është bërë në zyrë, ndërkohë, kur unë të pyeta ty, më thatë, që ishte e pamundur edhe shkuam…?

Noterja Majlinda Lato: Testamenti është bërë në shtëpi.

Marrë nga tvklan.al

Pas

Super aksioni/ Kapen 740 kg koka inë në Maltë, ja cilin vend kishte si destinacion

Para

Abuzoi me të në fushën e golfit, 39 vjeçarja lindi fëmijë nga adoleshenti

Para
Abuzoi me të në fushën e golfit, 39 vjeçarja lindi fëmijë nga adoleshenti

Abuzoi me të në fushën e golfit, 39 vjeçarja lindi fëmijë nga adoleshenti

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar