Ndërron jetë pas më shumë se 1 viti pacienti që qëndroi i shtruar në spital 14 muaj me radhë në Britani të Madhe.
49-vjeçari Jason Kelk u transferua në spital më 31 Mars të vitit të kaluar dhe qëndroi aty deri një ditë më parë, kur u transferua në një bujtinë i rrethuar nga familjarët e tij.
Bashkëshortja e tij, Sue Kelk, ka deklaruar për mediat se Jason kishte bërë betejë të fortë dhe së fundmi kishte vendosur të ndërpriste edhe trajtimin.
“Njerëzit mund të mos mendojnë se ai ka qenë trim, por unë e di që ishte. Mendoj vërtetë se ishte. Mendoj se ishte gjëja më e guximshme që ai mund të bënte, të thoshte që nuk dua të jetoj më kështu”, u shpreh gruaja e tij.
Mësohet se Jason vuante nga diabeti i tipit 2 dhe astma. Virusi i rrezikshëm i kishte shkatërruar mushkëritë dhe veshkat. Gjatë kurimit të tij, ka patur edhe momente kur gjendja stabilizohej.
Mirëpo, shëndeti iu përkeqësua sërish, deri sa ai vendosi që të dilte nga spitali dhe të mos e vazhdonte më trajtimin. Familjarët e tij tregojnë se ai nuk mund të vazhdonte më të jetonte në këtë mënyrë.
“Ai thjesht dëshironte që gjithçka të përfundonte. Antibiotikët e kishin bërë punën, por shpirti i tij ishte zhdukur”, u shpreh bashkëshortja e të ndjerit.