• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Meta del për herë të parë pas shkarkimit/ Ngre ‘flamurin e bardhë’ për ‘Mëngjesin e lutjeve’ në Jeruzalem

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Meta del për herë të parë pas shkarkimit/ Ngre ‘flamurin e bardhë’ për ‘Mëngjesin e lutjeve’ në Jeruzalem
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ende nuk ka bërë asnjë reagim për shkarkimin nga parlamenti, por mëngjesin e sotëm doli me zë e figurë, pasi mori pjesë dhe përshëndeti nëpërmjet një video-mesazhi takimin e përvitshëm tradicional “Mëngjesi i Lutjeve”, që po mbahet në Jeruzalem nën kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.

Në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar, mori pjesë ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Presidentë, përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës.

FJALA E METËS:

Të dashur miq të Jeruzalemit nga e gjithë bota!

Unë do të dëshiroja t’i falënderoja personalisht të gjithë pjesëmarrësit, të cilët janë mbledhur në Jeruzalem, si dhe të gjithë ata, të cilët na janë bashkuar nëpërmjet internetit!

Gjithashtu do të doja të falënderoja organizatorët e kësaj veprimtarie, si dhe ata që e kanë mbështetur atë gjatë viteve!

Jam në dijeni se tema e veprimtarisë së këtij viti është qëndrueshmëria politike e popullit tuaj.

Ne vazhdojmë të shpresojmë si dhe të lutemi për stabilitetin tuaj politik në mes të disa zgjedhjeve, që janë mbajtur kohët e fundit në vendin tuaj.

E dimë se kjo është një kohë shumë e vështirë për të gjithë ju, në këto çaste.

Ndihemi mirënjohës kur shohim një rikthim te një periudhë më paqësore për popullin tuaj si dhe për fqinjët tuaj.

Ne lutemi për paqe të përjetshme në Jeruzalem si dhe në të gjithë rajonin tuaj! Ia drejtojmë lutjet tona Zotit të Plotfuqishëm që të gjitha vendet të mund të jetojnë në paqe dhe bashkëjetesë me njëri-tjetrin!

Shqiptarët identifikohen me luftën tuaj për liri dhe paqe përgjatë shekujve dhe vuajtjet e vazhdueshme në këtë proces.

Shqiptarët janë krenarë që kanë qëndruar pranë dhe në krah të popullit hebre gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, duke sakrifikuar jetën e tyre për të mbrojtur familjet hebreje, që ishin të strehuara në vendin tonë.

Asnjë hebre i vetëm nuk iu dorëzua nazistëve dhe asnjë jetë e vetme hebreje nuk u shua në Shqipëri gjatë asaj periudhe të tmerrshme.

Sot shpreh mbështetjen tonë të vazhdueshme për ju dhe i lutem Zoti të sjellë paqe dhe paqe jo vetëm në vendin tuaj, te fqinjët tuaj dhe rajonin ku jetoni, por në çdo vend që vuan nga konfliktet!

Libri i Psalmeve përshkruan më së miri se sa i veçantë është Jeruzalemi dhe se sa e rëndësishme është lutja për ruajtjen e paqes:

“Lutuni që paqja të mbizotërojë mbi Jeruzalem! Ata që jua duan të gëzojnë begati! Mbretëroftë paqja brenda mureve tuaja si dhe begatia në kështjellat (shtëpitë) dhe strehat e sigurta tuaja!”

Zoti e bekoftë Izraelin, Shqipërinë dhe të gjitha kombet mbi tokë!

Le të sjellë Zoti paqen dhe begatinë në Jeruzalemit si dhe në të gjitha qytetet ku jetoni!

Shalom (Paqe) miqtë e mi!”

Pas

Gjonaj njofton lehtësimin e masave në burgje: Nga takimet me familjarët, te lejet e veçanta për të lënë qelinë

Para

Olti Curri flet për herë të parë për ‘sherrin’ me Arbana Osmanin. Kë dëshiron në krye të ‘Big Brother VIP’?

Para
Olti Curri flet për herë të parë për ‘sherrin’ me Arbana Osmanin. Kë dëshiron në krye të ‘Big Brother VIP’?

Olti Curri flet për herë të parë për ‘sherrin' me Arbana Osmanin. Kë dëshiron në krye të ‘Big Brother VIP’?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar