• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lehtësohen masat në burgje/ Rikthehen takimet intime, ja rregullat që duhet të ndjekin vizitorët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Lehtësohen masat në burgje/ Rikthehen takimet intime, ja rregullat që duhet të ndjekin vizitorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Miratohet në fletoren zyrtare urdhëri i ministres Etilda Gjonaj për lehtësimin në burgje të masave anti-C OVID19.

Me hyrjen në fuqi të këtyre rregullave, personat që vuajnë dënimin në Shqipëri do të mund të takojnë familjen e tyre, por me numër të kufizuar deri në dy persona.

Gjithashtu do të rikthehet edhe mundësia e takimeve intime një herë në muaj dhe me testin negativ.

“Të burgosurit meshkuj dhe femra kanë të drejtën e vizitës 1 (një) herë në muaj, duke garantuar higjienën e nevojshme, kontrollin shëndetësor gjatë hyrjes, kontrollin e pasjes nga ana e vizitorit të vërtetimit nga autoritetet shëndetësore përkatëse ose analizës/dëshmisë serologjike mbi shërimin rishtazi nga C OVID-19, testit të vlefshëm negativ nga infektimi me infeksionin e shkaktuar nga C OVID-19 ose vërtetimit/dëshmisë së vaksinimit të plotë anti-C OVID-19”, thuhet në urdhër.

Vendimi përcakton në detaje takimet, lejet, distancimin fizik, shmangien e grumbullimeve, por rikthen aktivitetet kulturore e sportive dhe vizitat e familjarëve të të dënuarve. Gjithashtu, të dënuarit e rinj duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore brenda burgut ku do të vuajnë dënimin.

Urdhri thotë se të burgosurit e sapoardhur në institucion të mbahen nën mbikëqyrje, në ambiente të ndara nga të burgosurit e tjerë, për një periudhë 14-ditore.

Burgjeve u kërkohet që të garantojnë, jo më pak se 4 (katër) herë në muaj, të komunikimit telefonik dhe të alternativave të tjera të komunikimit elektronik të të burgosurit me anëtarët e familjes, të afërmit dhe në raste të veçanta me të tretët.

Kërkohet shmangia e grumbullimeve të të burgosurve dhe kur kjo është e pamundur të respektohet distanca e sigurisë prej të paktën 1 metër mes tyre.

Leja shpërblyese mbetet e pezulluar e po ashtu edhe leja e veçantë, me përjashtim të rasteve të vdekjes së një familjari.

Pas

“Ky shtet përbën kërcënim” Sekretari i përgjithshëm ngre alarmin në Samitin e NATO-s

Para

Xho Bajden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti

Para
Xho Bajden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti

Xho Bajden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar