• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kartëmonedhat e reja të BSH, ekspertët ngrenë alarmin: Mund të keqpërdoren nga bota e krimit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Kartëmonedhat e reja të BSH, ekspertët ngrenë alarmin: Mund të keqpërdoren nga bota e krimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme, në emisionin “Top Talk”, në Top Channel është diskutuar në lidhje me  prerjet e reja të kartëmonedhave të cilat do hidhen në treg pas 30 qershorit, 1000 lekë dhe 10000 lekë.

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Igli Tola është shprehur se kartëmonedhat e reja mund të keqpërdoren edhe nga bota e krimit, pasi mund të heqin dorë nga përdorimi i prerjeve të mëdha të dollarëve e eurove, dhe të kthehen nga kartëmonedhat e prerjeve të mëdha në lekë.

Tola: Edhe në SHBA i është kërkuar qeverisë amerikane që të tërheq 100 dollarëshin sepse përdoret në një masë drastike për të lehtësuar transaksione në botën e krimit.

Sepse shumë pak prej nesh i ka ndodhur që të shohë bashkë disa kartëmonedha 100 mijë lekëshe apo 500 mijë lekëshe sepse këto përdoren për të bërë transaksione në botën e krimit, për të ruajtur të ardhura në botën e krimit.

Marrim si shembull 1 mln dollarë po ti kemi në prerje 100 dollarëshe do të duhen gati 10 kg, ndërkohë kjo vlerë po të ekuivalentohet në euro duhet më pak se 2 kg. Kjo gjë e lehtëson në botën e krimit.

Denis Dyrnjaja: Po heq një vijë paralele që në fakt pa dashje kemi prodhuar një efekt ndihmës për botën e krimit?

Tola: Absolutisht, për aq kohë sa nuk gjejmë një arsye tjetër ekonomike që është në favor të aktorëve të tjerë ekonomië për të lehtësuar transaksionet e tyre të përditshme në shoqëri, dashje pa dashje i kemi krijuar një lehtësi botës së krimit dhe të ryshfetit që të mos përdorin më euron apo dollarin, por të fillojnë të përdorin lekun.

Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Qendrës së Eksporteve, Alban Zusi, tha se nxjerrja në treg e prerjeve të reja të kartëmonedhave nuk sjell asnjë lehtësim për biznesin.

Alban Zusi: Për ne është e papritur nga ana jonë, është një prurje e re dhe e padiskutuar dhe për sa kohë është e tillë ndoshta mund të jetë edhe i panevojshëm.

Nuk besoj se kjo ka për të sjellë një lehtësim për biznesin. Nuk shkon një qytetarë që ka një rrogë 300 apo 400 mijë lekë dhe të përdorë 100 mijë lekëshin. Nuk ka shans.

Nëse do kishte një ndihmë që mund t’i vinte në ndihmë mund të ishin mjetet apo shitësit e bizneseve që shesin me tentativë shitjet dhe kthehen me para kesh me 100 mijë apo 150 mijë lekë të reja në xhep.

Pas

Makabritet/ Shoferi në Durrës i kalon sipër qenit me makinë, kafsha çalon dhe rënkon nga dhimbja (VIDEO)

Para

Zyrtari i lartë i SHBA, Reeker viziton Tiranën më 30 qershor

Para
Zyrtari i lartë i SHBA, Reeker viziton Tiranën më 30 qershor

Zyrtari i lartë i SHBA, Reeker viziton Tiranën më 30 qershor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar