• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ju tregoj se çfarë ka zbuluar SHBA” Ngjela paralajmëron goditjen e fortë për Metën: Kjo është shumë e rëndë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ju tregoj se çfarë ka zbuluar SHBA” Ngjela paralajmëron goditjen e fortë për Metën: Kjo është shumë e rëndë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokat Spartak Ngjela nuk i ndal deklaratat e forta.

Sipas tij shenjat janë që presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Presidenti nuk dihet se në çfarë lloj rrethanash i përmendi Amerikës së raketa ka edhe Rusia. Goditi edhe personalitetin amerikan që është aleati kryesor i Shqipërisë. Ka dëmtuar shumë Shqipërinë. Janë 8-9 shkelje kushtetuese. Vështirë që ka nevojë që të shkojë në Komisionin e Venecias, por të shohim se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese”, tha avokati.

I pyetur se sa gjasa ka që presidenti të mbyllë mandatin e plotë, Ngjela tha se nuk “beson se ka”.

“Edhe politika amerikane është shumë në vëmendjen e tij. Edhe politika amerikane është në një presion psikologjik dhe po mundohet ta “izolojë” në katër anët. E lind pyetja ‘Gjykata Kushtetuese është me apo kundër Shqipërisë?’. Ata do të vendosin, nëse shkeljet nuk ju duken kushtetuese do të marrin një vendim për këtë.

Gjithsesi qëndrimi më tej i këtij presidenti e dëmton Shqipërinë. E para se kanë kërkuar destabilizim të Shqipërisë, së bashku me lidershipin e PD-së. Meta i bëri thirrje popullit të merrnin sfurqet, që ulin personalitetin e tij dhe e vendosin presidentin në pikëpyetje për të qenë president. Po ti grumbullosh të gjitha këto, kthehen në energji negative për të gjitha shkeljet që ka bërë. Politika amerikane është kundër presidentit”, tha Ngjela.

Avokati më pas ngriti pyetjen: “A janë shkeljet e Metës të lehta apo të rënda?”. Sipas tij, Kushtetuta e pranon shkarkimin e presidentit për shkelje të rënda.

“Jemi përballë shkeljeve të rënda apo të lehta? Unë mendoj se janë të rënda, se është në një segment anti-amerikan që e kthen edhe anti-NATO”, vijoi ai.

I pyetur se pse Partia Socialiste nuk priti edhe një vit, deri sa Meta të ikte nga detyra e presidentit, Ngjela tha: “Është një influencë e politikës amerikane, e kjo nuk është e lehtë”.

“Meta gaboi dhe duhet të pranojmë se çdo gabim ka kosto, sidomos në politikë. Në vendet perëndimore, një gafë që bëhet nga një rival për president, humbet vota. Meta gaboi, ul personalitetin e Shqipërisë në aleancën e vet. Të gjitha këto në funksion të Shqipërisë, e influencojnë negativisht Gjykatën Kushtetuese për vendimin”, tha avokati i njohur.

Ky i fundit shtoi se Amerika kërkon shkarkimin e Metës, pasi presidenti hyri në konflikt anti-amerikan, duke bërë edhe një partner që është Rusia.

“Rama ka pasur influencimin normal të politikës amerikane. Edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim bëri takim të Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Ngjela për programin  “Breaking”.

Pas

Çfarë ndodhi? Gramoz Ruçi nxehet keq me deputetin, të qeshura në sallë: Nuk keni punë ti bërtisni

Para

Forcat e pavetëdijshme që kontrollojnë veprimet tona

Para
Forcat e pavetëdijshme që kontrollojnë veprimet tona

Forcat e pavetëdijshme që kontrollojnë veprimet tona

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar