Sot nisi nisma “Lundro dhe Pastro” nga autoritetet shqiptare dhe kosovare për mbajtjen pastër të mjedisit.
Në këtë mënyrë turistëve dhe pushuesve një pamje më të plotë e të pastër të bukurive të të dyja vendeve.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe kanë të njëjtin qëllim.
Postimi
“ Jena 1
Një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër.
Forcat e ushtrisë së Shqipërisë e Kosovës së bashku me vullnetarë, në një ditë pastrimi të tokës e ujërave të përbashkët, për të vijuar me bashkëpunime të tjera në mjedis e turizëm në të dyja anët e Bjeshkëve”, shkruan kryeministri.