Një nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike padyshim që është Genc Pololo. Ky i fundit ka fotografuar votën e tij teksa po votonte për kreun e partisë.
Pollo ka plotësuar fletën e votimit për kandidatin e preferuar nga katër kandidatët të cilët garojnë për postin e kreut të PD-së dhe më pas e ka fotografuar atë.
Duke qeshur, ai bën shkrepje dhe më pas e fut sërish telefonin në xhep.
Rreth 75 mijë anëtarë të kësaj force politike, i janë drejtuar këtë të dielë qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë.
Një garë mjaft e fortë mes katër kandidatëve, atij aktual Lulzim Basha, Edit Harxhit, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit.
Anëtarësia iu drejtua kutive të votimit rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës dhe votimit u mbyll në orën 19:00, për të vijuar më pas me numërimin e fletëve të votimit.





