• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi te Komuna e Parisit/ Ftesa në Instagram që futi në “kurth” Hekuran Billën, lirohet e dashura e tij

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ekzekutimi te Komuna e Parisit/ Ftesa në Instagram që futi në “kurth” Hekuran Billën, lirohet e dashura e tij
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 27- vjeçaren Adiola Lakra, e cila u arrestua pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e “Komunës së Parisit”, një vit më parë.

Togat e zeza zëvendësuan masën “Arrest në burg” me atë të “Detyrimit për paraqitje”.

Lakra u arrestua si bashkëpunëtore në krim pasi dyshohej se nxori në pritë Hekuran Billën, në atentatin ku ai mbeti i vdekur 11 qershorin e vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë.

Burimet thanë se 26-vjeçarja dyshohet që ka telefonuar Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e “Komunës së Parisit”, aty ku po e prisnin vrasësit.

Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit, dy javë pas vrasjes.

Aktualisht në qeli ndodhen Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel dhe Viktor Markut, shkruan shqip.

Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, i cili ishte dënuar në Angli me burgim të përjetshëm për vrasjen e një tjetër shqiptari atje, në vitin 2006, u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit 2020.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një qendre tregtare që ndodhet tek “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Billa është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, tip “BMW X6”, me ngjyrë të bardhë. Një javë pas ekzekutimit mafioz të 40- vjeçarit Hekuran Billa, Policia vuri në pranga një person që dyshohet se ka marrë pjesë në krim.

Ai ishte 23-vjeçari Sebastiano Mali, nipi i Prel Markut, i vrarë në vitin 2006 në Londër, ngjarje për të cilën Billa ishte dënuar nga drejtësia britanike me burgim të përjetshëm.

Ndërsa më 18 qershor, pak ditë pas vrasjes së Billës, vëllai i Prel Markut, Viktor Marku, 35 vjeç, u arrestuar në Tuz të Malit të Zi dhe menjëherë është bërë riatdhesimi i tij, duke bërë që autoritetet shqiptare ta prangosin në pikën e Hanit të Hotit.

Pas

Si një film/ Rrëfehet zhytësi: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda brenda saj dhe më pas …

Para

Për çfarë zihen më shumë çiftet sipas studimeve? Zbulo te cili grup je më shumë ti me partnerin

Para
Për çfarë zihen më shumë çiftet sipas studimeve? Zbulo te cili grup je më shumë ti me partnerin

Për çfarë zihen më shumë çiftet sipas studimeve? Zbulo te cili grup je më shumë ti me partnerin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar