Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë.
Ngjarja u shënua në rrugën “Xhanfize Keko”, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një vajzë e cila po priste në stacionin e autobuzit.
E plagosura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.