Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e pilotit greke, i cili vrau gruan e tij, studenten 20-vjeçare. Në dëshminë e tij, ai e përshkruan bashkëshorten si të rrezikshme, pasi pretendon se nuk e trajtonte mirë foshnjën.
karoline-vrasje-greqi-babis‘’Ajo e kapi foshnjën dhe e hodhi në krevat … Nëse unë nuk do të isha aty, çfarë do t’i bënte asaj? A do ta vriste atë?’’- tha 32-vjeçari.
Babis Anagnostopoulos ka treguar edhe debatin që ka pasur me Karolinën, natën kur ndodhi krimi.
‘’Ajo filloi të më bërtiste sepse i solla vajzën dhe nuk e lashë të flinte. Ndërkohë e vogla ishte zgjuar. Pastaj Karolina nga nervat, e kapi foshnjën me të dy duart dhe e hodhi fort në djep, duke thënë: “Të thashë që nuk e dua këtu”. Lidia qau natyrshëm.
Unë vrapova për të parë nëse fëmija ishte mirë. Unë pashë që për fat të mirë nuk ishte goditur, por ishte shumë e frikësuar dhe po qante. Unë e përqafova dhe i thashë Karolinës: “A jeni mirë? A po e godisni vajzën? ” Dhe ajo m’u përgjigj: “Unë do të bëj gjithçka që më pëlqen, do të bëj çfarë të dua”, ka rrëfyer 32-vjeçari.
Më tej 32-vjeçari sqaron: “Mora Lidian dhe zbrita përsëri në dhomën e ndenjes. Para se të ndodhte rasti me vajzën, Karolin më kishte dërguar një mesazh dhe më kishte thënë nesër të mos e lë të voglën atje. Ajo po më thoshtë këtë sepse e dinte që të nesërmen kisha një fluturim të hershëm për në Porto Heli.’’
Më pas ai rrëfen se vajza e tyre po flinte, ndërsa shkoi tek dhoma e gjumit për ti thënë gruas se nuk ishte mirë ajo që kishte bërë. Babis thotë se e pa Karolinën në gjumë, dhe u shtri me të dhe e përqafoi.
“I thashë, a duhet ta marr vajzën dhe të ngjitem lart?” dhe ajo m’u përgjigj: “Jo, mos e sill, nuk e dua. Unë i thashë se vajza duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Karoline vazhdoi të dridhej, unë e mbajta gjithnjë e më fort sepse doja ta bëja të më dëgjonte. Po dridhej. Fytyra e saj ishte mbi jastëk. Vazhdova ta mbaja fort në krahë derisa kuptova që Karoline nuk jetonte më. U përpoqa ta zgjoja, por më kot. Çfarë do të ndodhte me fëmijën tim? Mendova ta zhdukja kufomën e saj dhe për ta bërë atë të besueshme unë duhej të vrisja qenin.
Unë dua që të gjithë të kuptojnë se atë që bëra më pas e bëra që Lidia dhe babai i saj të mos humbnin”, përfundoi Anagnostopoulos, shkruan panorama.
SI U ZBULUA SE BASHKESHORTI ISHTE AUTORI I VRASJES
Oficerët e policisë e kuptuan që kur hynë në shtëpi se vrasësi ishte bashkëshorti duke marrë indicie nga gjakftohtësia e tij. Në dhomën ku u gjet 20-vjeçarja e pajetë, bashkëshorti kishte zbrazur dollapin duke e bërë të dukej sikur ishte një grabitje.
“Policia hyri në shtëpi dhe gjithçka ishte në rregull. Zakonisht kur hajdutët hynë në banesa, ata bastisin gjithçka dhe shkaktojnë rrëmujë. Pasi erdhën efektivët dhe liruan 32-vjeçarin, ai pyeti menjëherë nëse gruaja e tij kishte vdekur ose jo e më pas mori në krah foshnjën 11-muajshe” – tha drejtori i policisë.
Një prej efektivëve, duke u nisur nga sjellja e të riut, dyshoi se ai mund të ketë kryer vrasjen, ndaj ja mori fëmijën nga dora. Një tjetër detaj që i ka bërë ata dyshojnë tek Babis Anagnostopoulos është fakti se atë e gjetën të lidhur në karrige.
“Ai më kërkoi që ta zgjidhja. Unë ja preva litarët por nuk arrita ta kuptoj nëse ai ishte lidhur nga të tjerë apo ishte i lidhur vetë, nuk i pash nyjet e litarit” – tha një efektiv policie.