• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do ikin ata që s’justifikojnë punën” Artan Lame lëshon paralajmërimin e fortë për Kadastrën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Do ikin ata që s’justifikojnë punën” Artan Lame lëshon paralajmërimin e fortë për Kadastrën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Priten ndryshime në rradhët e drejtuesve të Kadastrës në Shqipëri.

Kreu i këtij institucioni Artan Lame ka bërë thirrje për aplikime nga punonjës të rinj, duke shtuar se ndryshimet do të ndodhin aty ku është e nevojshme.

“E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre. Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës,” tha Lame.

Por, ndërkohë, pozicione të reja pune do të ofrohen edhe për specialistë të niveleve të tjera.

“Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës të cilat kanë ose drejtues të komanduar, ose drejtues që nuk e justifikuan veten. Do vijojë dhe një thirrje e dytë për specialistë të niveleve të tjera. Kadastra shqiptarë tashmë është ngarkuar me disa funksione që dikur i kanë pasur institucione të tjera,” tha Lame.

Sipas Lames, të gjitha këto ndryshime vijnë pasi zyrat e kadastrës nuk janë aktualisht në lartësinë e duhur.

PJESE NGA FJALA E TIJ:

Me gjithë dëshirën time për ta shmangur Kadastrën Shqiptare nga përdorimi politik, me ç’duket ky qenka mision i pamundur. Por gjatë kësaj fushate kjo akuzë arriti në kufijtë e absurdit, duke e akuzuar Kadastrën thjesht e qartë pse po kryen detyrën e saj. Pse po kryejmë misionin për të cilin jemi krijuar? Po japim leje legalizimi? Pse i kryejmë shërbime kadastrale publikut? Pse po japim çertifikata toke?

Nga ana tjetër, pikërisht fakti i thirrjes denoncuese për institucionin, flet për suksesin e tij në kryerjen e detyrës për të cilën është krijuar.

Megjithatë do dëshiroja t’ia lija organeve kompetente ndjekjen e këtyre akuzave surreale.

Jam i bindur që tani që na dëgjojnë janë qindra mijëra qytetarë që shprehen të kënaqur me shërbimet tona. Kadastra ofron rreth 1.1 milion shërbime në vit), por janë edhe mijëra qytetarë të tjerë që rrudhin buzët të pakënaqur duke më dëgjuar.

E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre, ka trajtim të qytetarëve si bezdisje, ka mungesë vullneti për t’u përfshirë në problematikat e vështira si edhe shumë të tjera.

Ka specialistë që nuk duan e nuk duan ta kuptojnë që shmangja e një qytetari sot, nuk është zgjidhje. Nesër ai qytetar sërisht do të paraqitet derisa të gjejë zgjidhje.

Ka drejtues dhe këtu ju drejtohem në veçanti atyre, që nuk duan të kuptojnë që vendosja e tyre në ato poste nuk është bërë se kanë çliruar Shqipërinë, por se iu është besuar se do të dijnë të drejtojnë dhe organizojnë punën në drejtoritë ku ata drejtojnë.

Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës. Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë. Mos u tutni! Ti djalë apo vajzë që ke mbaruar universitetin për inxhinjeri, juridik për ekonomik; Ti specialisti që ke vite që punon në administratë dhe mendon se ka ardhur koha të avancosh në karrierë; Ti kandidati për deputet, që e dije se nuk do fitoje për shkak të numrit në listë, por që je i bindur në kapacitetin tend; Ti eksperti i fushës, që mendon se e di sesi mund të gjejnë zgjidhje problemet e stërkomplikuara të pronës në Shqipëri, por që nuk ke patur rast të provosh veten; Mos u tutni, ejani dhe aplikoni.

Pas kësaj thirrjeje, do të vijojë një thirrje e dytë, për specialistë të niveleve të tjera, shefa sektorësh e kështu në vijim. Kadastrës Shqiptare tashmë i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: U pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e rritjes dhe të ngritjes, por jepte rezultate. Por këto funksione të reja do të kenë nevojë për shumë specialist të tjerë për të cilët më pas do të bëjmë thirrje më të specializuar.

Por le të përqëndrohemi sot tek thirrja për drejtues të rinj. Si shërbëtor i vjetër i shtetit, ju them se nuk bëhen legalizimet me ushtarë partie, nuk i shërbehet 1 milion qytetarëve në vit me qoka partie, por me punë dhe specialistë. Pastaj, nëse rezultati çon ujë në plotësimin e premtimit të Partisë Socialiste për zgjidhjen e çështjes së pronës dhe të programit të qeverisë Socialiste, kjo nuk është njollë për neve, por medalje e merituar. Përsa i takon të gjithë aplikuesve, bujrum të gjithëve dhe… ja sheshi ja mejdani”, tha Lame.

“Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës që kanë ose drejtues të komanduar ose drejtues që nuk e justifikuan veten, duke filluar që nga veriu, Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, drejtoritë e Tiranës, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Sarandën, Korçnë, Pogradecin. Këto më kujtohen tani, por lista e plotë do të dalë të hënën tjetër.

Pas

“Të tronditet jeta kur nuk e pret” Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet më të vështira: Kanë qenë të tmerrshme për mua

Para

Heqja e kufizimeve me Greqinë/ Aeroporti i Rinasit jep detajet për udhëtarët shqiptarë

Para
Heqja e kufizimeve me Greqinë/ Aeroporti i Rinasit jep detajet për udhëtarët shqiptarë

Heqja e kufizimeve me Greqinë/ Aeroporti i Rinasit jep detajet për udhëtarët shqiptarë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar