• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Del raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Del raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dy komisione të Senatit publikuan një raport të përbashkët të martën ku detajohen “një numër dështimesh lidhur me informacionet e zbulimit si dhe çështje të sigurisë” si përpara ashtu edhe gjatë sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit.

“Gjashtë janari 2021 shënoi jo vetëm një sulm ndaj ndërtesës së Kapitolit, por dhe një sulm ndaj demokracisë”, thuhet në raport.

“Subjektet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së godinës së Kapitolit si dhe të gjithëve atyre që ndodheshin atë ditë brenda saj, nuk ishin të përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë, pavarësisht se ishin në dijeni mbi mundësinë për dhunë që kishte nën shënjestër Kapitolin”.

Komisioni i Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe ai i Rregulloreve filluan hetimin e tyre dypalësh në muajin shkurt. Ata dëgjuan dëshmi nga krerët e Policisë së Kapitolit, agjencive të tjera të zbatimit të ligjit si dhe zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe atij të Sigurisë Kombëtare. Anëtarët e komisioneve thanë se ata kishin shqyrtuar gjithashtu me mijëra dokumente dhe se kishin marrë deklarata me shkrim nga 50 oficerë të Policisë së Kapitolit.

“Një faktor kryesor kontribues në ngjarjet tragjike të 6 janarit ishte dështimi i komunitetit të zbulimit për të analizuar, vlerësuar dhe shpërndarë informacionin tek strukturat e zbatimin e ligjit në lidhje me potencialin për dhunë dhe kërcënimet që diheshin ndaj Kapitolit si dhe ligjvënësve të pranishëm atë ditë”, thuhej në raport.

Komisionet thanë se dështimet me informacionet e zbulimit përfshinin si mungesën e vlerësimit të kërcënimit që u lëshua nga Byroja Federale e Hetimit apo Departamenti i Sigurisë Kombëtare, “krahas thirrjeve në internet për dhunë ndaj Kapitolit”, ashtu edhe mungesën e ndarjes së informacionit me punonjësit e policisë, rreth kërcënimeve për dhunë nga ana e degëve të zbulimit të Policisë së Kapitolit.

Sulmi ndodhi ndërsa ligjvënësit brenda Kapitolit ishin mbledhur për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump hynë me dhunë brenda perimetrit të sigurisë e më pas në ndërtesën e Kapitolit.

Anëtarët e Kongresit nxituan për të gjetur një vend të sigurt dhe iu rikthyen punës që kishin nisur vetëm pas disa orësh kur agjencitë e zbatimit të ligjit dhe Garda Kombëtare rifituan kontrollin mbi ndërtesën.

“Sulmuesit e dhunshëm, në një përpjekje për të prishur punimet e një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit, hynë në ndërtesën e Kapitolit, kryen vandalizma, vodhën e dëmtuan zyrat. Ata sulmuan punonjësit e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan sigurinë dhe jetën e udhëheqësve të zgjedhur. Tragjikisht shtatë persona, mes tyre tre oficerë të zbatimit të ligjit, humbën jetën”, thuhet në raport.

Krahas dështimeve me informacionet e zbulimit, komisionet fajësuan gjithashtu të ngarkuarit me sigurinë e Kapitolit se nuk kishin kërkuar ndihmë nga Garda Kombëtare para 6 janarit dhe kur e bënë një gjë të tillë atë ditë, procesi ishte shoqëruar me të meta që sollën për pasojë mbërritjen e trupave të Gardës Kombëtare në godinë katër orë pasi protestuesit e parë kishin thyer perimetrin e sigurisë jashtë godinës.

Raporti rekomandon modernizimin e këtyre proceseve, së bashku me krijimin e një byroje të zbulimit brenda Policisë së Kapitolit. Në të bëhet thirrje drejtuar agjencive të zbulimit për të rishikuar mënyrën se si i trajtojnë postimet në mediat sociale të cilat flasin për kërcënime për dhunë.

Në raport bëhet thirrje gjithashtu për sigurimin e një numri të mjaftueshëm oficerësh e personeli tjetër brenda forcës së Policisë së Kapitolit si dhe për trajnime e pajisje të nevojshme.

“Drejtuesit e Policisë së Kapitolit nuk zhvilluan një plan gjithëpërfshirës lidhur me sesionin e përbashkët që të detajonte ndër të tjera se ku do të vendoseshin oficerët e policisë”, thuhet në raport. “Ata gjithashtu dështuan t’u sigurojnë oficerë të vijës së frontit pajisjet e duhura mbrojtëse apo trajnim efektiv”.

Raporti shton se udhëheqësit nuk autorizuan njësitë e posaçme që trajtojnë rastet e trazirave të organizuara civile “që mund të kishin përdorur të gjitha municionet paralizuese duke u rritur aftësinë e punonjësve të policisë për t’i shtyrë e mbajtur nën kontroll protestuesit”.

Në një deklaratë të martën Policia e Kapitolit tha se drejtuesit e saj e dinin përpara 6 janarit se territori rreth Kapitolit do të ishin në qendër të një demonstrate të madhe, por informacionet e disponueshme nuk zbuluan se “demonstrata në shkallë të gjerë do të shndërohej një sulm në shkallë të gjerë ndaj ndërtesës së Kapitolit pasi nuk kishte informacion specifik të besueshëm zbulimi për një sulm të tillë”.

“As Policia e Kapitolit, as FBI-ja, Shërbimi Amerikan i Zbulimit, Policia Metropolitane ose partnerët tanë të zbatimit të ligjit nuk e dinin se mijëra protestues po planifikonin të sulmonin Kapitolin”, tha agjencia. “Informacionet e zbulimit që diheshin thjesht nuk e mbështesnin këtë përfundim”.

Komisionet rekomanduan gjithashtu zbatimin e trajnimeve të përbashkëta në zonën e Uashingtonit për të përmirësuar koordinimin mes agjencive federale, organeve shtetërore dhe lokale në rast të kërcënimeve mbi sigurisë për të cilat kërkohet ndihmë urgjente./voa

Pas

Rasti me variantin afrikan në Kosovë, Ahmeti: Po gjurmohen kontaktet

Para

“Të gjejmë rrugën e dialogut me Maqedoninë e Veriut”/ Kryeministri Bullgar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë!

Para
“Të gjejmë rrugën e dialogut me Maqedoninë e Veriut”/ Kryeministri Bullgar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë!

“Të gjejmë rrugën e dialogut me Maqedoninë e Veriut”/ Kryeministri Bullgar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar