• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

As ankandet e Bankës së Shqipërisë për blerjen e euros nuk e kanë frenuar nënçmimin e monedhës europiane.

Të hënën banka qendrore organizoi ankandin e gjashtë për blerje valute të parashikuar në kalendarin e këtij viti. Në total, në ankand u blenë 11.5 milionë euro.

Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë bleu shumën maksimale të programuar, 6 milionë euro. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 122.69 dhe 122.78 Lekëve, me një kurs mesatar të ponderuar prej 122.74 lekësh. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 5.5 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 122.74 Lekësh.

Ky ishte ankandi i dytë për këtë muaj, pas atij që ishte zhvilluar më datë 7 qershor, kur Banka e Shqipërisë pati blerë edhe 6.4 milionë euro të tjera. Në raundin e parë të ankandit, Banka e Shqipërisë vendosi të blejë një shumë prej 4.7 milionë eurosh, me një kurs që ishte mes 123.14 dhe 123.2 Lekëve. Veç 4.7 milionë eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 1.7 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 123.18 Lekësh.

Pavarësisht kërkesës së shtuar nga Banka e Shqipërisë, me gati 18 milionë euro të blera në dy javë, nënçmimi i euros në tregun e brendshëm valutor po vijon. Euro u nisi këtë javë me rënie të mëtejshme dhe u këmbye me 122.62 lekë, duke shënuar një rekord të ri për periudhën pas pandemisë. Ky është niveli më i ulët i kursit të euros i shënuar që nga fundi i muajit shkurt 2020.



Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, duke patur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar mund të pritej që këto blerje të jepnin një ndikim të kufizuar dhe afatshkurtër në normat ditore të këmbimit mes lekut dhe euros. Por, një e gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithëse me rregulloren e re, që ka hyrë në fuqi këtë vit, Banka e Shqipërisë mund të ftojë në ankande edhe zyrat e këmbimit valutor, përgjithësisht blerjet e valutës bëhen nga bankat tregtare, që zotërojnë edhe volume më të mëdha të valutës në treg. Sipas ekspertëve, pjesëmarrjet në ankande janë operacione që bankat i planifikojnë dhe shumat e kërkuara, me sa duket, nuk janë të tilla për të ushtruar presione mbiçmuese në kursin e euros ndaj lekut. Operatorët shprehen se tregu ka ofertë të bollshme të euros, ndërsa pritshmëritë e agjentëve ngelen në krahun rënës.

Leku ka nisur një cikël të lehtë mbiçmimi ndaj euros qysh në muajin mars, por me ardhjen e verës ky mbiçmim po ecën me hapa më të shpejtë. Ekspertët e shpjegojnë këtë forcim të lekut kryesisht me faktorin sezonal. Sezoni veror sjell një rritje të ofertës valutore në treg, kryesisht të lidhur me turizmin. Zbutja e kufizimeve të lidhura me pandeminë këtë vit ka rritur pritshmëritë për një sezon turistik më të mirë se ai i vitit të kaluar. Kjo pritet të japë ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor, ku operatorët e tregut presin një nënçmim të mëtejshëm të euros./Monitor/

Pas

Panik tek qytetarët/ Pamje të frikshme në qiellin e Greqisë 

Para

Plas në studio/ Moderatorja i kujton video-skandalin, Mehmetaj nuk përmbahet 

Para
Plas në studio/ Moderatorja i kujton video-skandalin, Mehmetaj nuk përmbahet 

Plas në studio/ Moderatorja i kujton video-skandalin, Mehmetaj nuk përmbahet 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar