• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha tregon arsyet e ekzekutimeve në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe zbulon lidhjet me zgjedhjet elektorale

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Nuk mund ti bëjmë sytë qorr” Përplasje mes Artan Hoxhës dhe ish-deputetit të PD, gazetari i kthehet keq
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Javët e fundit vendi është tronditur nga vrasjet që kanë ndodhur në disa qytete, ku dominon Vlora.

Ekzekutimi i fundit mafioz ndodhi mbrëmë në mesnatë, ku u vra me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj, ndërsa pista ku po hetohet është hakmarrja.

Por përse ka kaq shumë përplasje mes bandave në Shqipëri?

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e Radarit Informativ në ABC shpjegoi disa nga arsyet. “Zakonisht grupet shqiptare, ato që janë fillestare, që kanë qenë të parat, u kanë dhënë punë, mall për të shitur, drogën grupeve të reja.

Me kalimin e kohës grupet e reja fuqizohen, duan ta kontrollojnë ata tregun dhe detyrimisht do të rivalizojnë dhe mjafton një ngarkesë të humbë, apo pagesë të mos bëhet është i pashmangshëm konflikti. Grupi që humbet duhet të reagojë se i bie pesha, autoriteti dhe nëse nuk reagon tregon dobësi, ti do të goditesh.

Ky është një nga variantet, konflikte të trashëguara, që në një moment nuk kanë pasur mundësi, ndërsa sot kanë sasi të mëdha parash që i lejojnë të rekrutojnë “ushtarë” që bëhen elementë. Vetëm grupet e trafikut të drogës, “shtëpitë e barit” në Britani, ata trajtohen për të qenë kriminelët e së nesërmes. Cdo “shtëpi bari” ka një njeri të armatosur” tha ai.

Përpos Vlorës vrasjet kanë tronditur muajt e fundit edhe Shkodrën dhe Elbasanin. Hoxha rrëfeu se cilat janë “zonat e kuqe” të krimit në Shqipëri nga jugu në veri.

“Në vitet e fundit në Shqipëri, kemi kristalizuar një hartë gjeografike të “zonave të nxehta” ku dominon krimi lokal, kryesisht lokal, ordiner, kundër pronës, por edhe vrasjet e tipit mafioz. Vlora, që ka disa nën ndarje, kemi parasysh bashkinë e madhe dhe bashkia Selenicë.

Janë territor që kanë një nivel kriminaliteti më të lartë sesa Himara Delvina apo Saranda si qark. Brenda tyre ndodhen disa prej organizatave kriminale që trafikojnë kokainë nga Amerika Latine në BE.

Është një qendër që “josh” trafikantët për klandestinët dhe narkotikët. Vlora është një “zonë e kuqe”, nxehtë për nivelin e krimit të organizuar. Mbrëmë ndodhi një vrasje në Vlorë që ka background të mëparshëm dhe një krim ordiner në Lushnje. Ajo e Vlorës mund të sjellë të tjera, sepse ka nisur nga 2015, janë 7 të vrarë brenda këtij cikli”.

Në Shkodër, Hoxha tha se janë 5 grupe kriminale që veprojnë.

“Zona tjetër është Shkodra, “zonë e nxehtë”, zonë kufitare e rëndësishme, arterie e rëndësishme e trafiqeve. Në Vlorë dhe Shkodër vrasjen nuk e shohin si zgjidhje të fundit. Trafiku i narkotikëve është biznes. Nëse futen në konflikt nuk e vrasin shumë mendjen. Në Shkodër dihen kush janë 5 grupet që kanë territori të caktuar”.

Po Elbasani?

“Është kryqëzimi i të gjitha rrugëve nga lindja dhe juglindja, një nga degëzimet e rrugëve të heroinës që vjen nga Elbasani drejt BE-së, depo ku magazinohet. Ngarkesa që u kap dje në Kakavijë ishte nisur nga Elbasani, nga erdhi? Erdhi nga Afganistani. Elbasani është baza. Në Elbasan u gjet laboratori i Xibrakës, është një pikë një pikë shumë e rëndësishme dhe tani është një lagje e kryeqytetit dhe prandaj është i rëndësishëm për botën e krimit”.

Durrësi, u shpreh më tej Artan Hoxha “ka një natyrë tjetër, mundohen ti zgjidhin konfliktet jo me vrasje, pastaj Lezha dhe Tirana, që ka një lloj ekuilibri mes grupeve kriminale, prandaj është pak më larg. Tirana më tepër është treg i madh, se ka një milion banorë, ndërkohë qytetet e tjera janë baza” përfundoi ai.

“Nuk janë krime që mund të zgjidhen vetëm nga policia. Duhet të jenë shumë agjenci bashkë në mënyrë që ta parandalojnë. Ne jemi akoma në fazën që nuk kapen autorët. Dhe për më tepër kemi të bëjmë me ngjarje që e kanë burimin e konfliktit jashtë territorit. Në Shqipëri kanë terrenin ku lajnë hesapet po zanafilla nis jashtë.

Gjëja që po ndikon shumë edhe në opinionin publik janë kamerat e sigurisë që fiksojnë dhe duket si serial. Unë sot kam thënë që pandemia që po merre jetë nuk është më Covid por Ak-47 arma. Kjo armë merr te shëndetshmit me mosha të reja”, u shpreh gazetari.

Po përse po ndodhin tani këto vrasje?

Lidhur me këtë gazetari thekson se muajt e verës dhe pushimet në fund të vitit kanë rritje të krimit për shkak të ardhjes së emigrantëve. Ndërkohë, që në këtë periudhë Hoxha thotë se ka ndikuar edhe procesi i zgjedhjeve që këtë herë ndryshe nga vitet e kaluara u mbajtën në prill.

Sipas gazetarit grupet kriminale shfrytëzojnë gjithnjë tranzinionin e ndërrimit të qeverisë.

“Zakonisht muajt që kanë një rritje të kriminalitetit janë ato të festave dhe pushimeve. Muajt e verës që vijnë shumë emigrantë. Ndërkohë policia e ka më të vështirë të kontrollojë territorin sepse rritet numri i turistëve.

Zgjedhjet këtë radhë nuk u bënë në qershor dhe maj, por në prill. Dhe ky momenti i tranzicionit policia dhe agjencitë e tjera nuk janë të sigurta për çfarë do ndodhë. Administrata vetë është e paqëndrushme ka shumë faktorë që ulin vigjilencën. Grupet kriminale jo vetëm që kanë informacion për vigjilencën e policisë,” u shpreh ai./ABCNews/

Pas

“PD-së i duhen luanesha”/ Pas debatit me djalin e Olldashit, Edith Harxhi pritet me sherr edhe në Berat

Para

“Kriminelët i rrethojnë dhe i presin 48 orë, ky gjuan direkt”/ Avokati komenton videon e vra sjes së për Klodian Rashën

Para
“Kriminelët i rrethojnë dhe i presin 48 orë, ky gjuan direkt”/ Avokati komenton videon e vra sjes së për Klodian Rashën

"Kriminelët i rrethojnë dhe i presin 48 orë, ky gjuan direkt"/ Avokati komenton videon e vra sjes së për Klodian Rashën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar