• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Arrihet marrëveshja historike/ Ministrat e G7 marrin vendimin e rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Arrihet marrëveshja historike/ Ministrat e G7 marrin vendimin e rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale.

Ministrat e Financave, që u takuan në Lodër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, prej një niveli minimal prej 15 për qind.

Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook mund të jenë në mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë.

Ky vendim mund të bëjë që qeveritë të pranojnë miliarda dollarë si taksë nga këto kompani dhe me këto të holla, ata mund të paguajnë borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

Marrëveshja – e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë – do t’u bëjë presion që edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull, kur do të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm.

Kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak tha se kjo marrëveshje është historike.

“Pas vitesh diskutime, ministrat e Financave të G7-ës arritën marrëveshje historike për të reformuar sistemin botëror të taksës, që është në përputhje me epokën digjitale”, tha ai.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kishte bërë thirrje që taksa për korporatat të jetë në nivel prej 15 për qind.

Për vite me radhë, qeveritë në mbarë botën janë përballur me sfidën e vendosjes së taksave për kompanitë globale, që operojnë në shumë vende të botës.

Aktualisht, kompanitë e mëdha, siç janë Amazon dhe Google, mund të hapin degë të kompanive të tyre në shtetet që kanë taksa relativisht të ulëta për korporatat dhe në po ato vende ata deklarojnë edhe profitet e tyre.

Kjo nënkupton, që kompanitë mund të paguajnë taksën lokale të vendit ku kanë të vendosura përfaqësitë, edhe nëse kompanitë fitimin kryesor e kanë bërë nga shitjet në ndonjë vend tjetër. Dhe marrëveshja e arritur të shtunën nga G7 parasheh që ta ndalojë këtë praktikë./ REL

Pas

Drejtësia vihet në vend/ Ish-zonja e parë e këtij shteti e pëson keq, dënohet me burg njësoj si bashkëshorti

Para

“Nuk do arrish gjë në jetë” Sot i suksesshëm, Gjon Muharremaj tregon personin që donte t’ia priste ëndrrat në mes

Të Gjitha

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

nga Fast News
10:51 | 27/07/2025
0

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

nga Fast News
10:40 | 27/07/2025
0

Pesë këshilla para se të shkoni me pushime

Pesë këshilla para se të shkoni me pushime

nga Fast News
10:28 | 27/07/2025
0

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Recent News

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

10:51 | 27/07/2025
Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

10:40 | 27/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar