• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Aksidentet u rritën me 40%, vetëm në maj humbën jetën 20 persona, shkak kryesor sjellja e shoferëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Përplasi për vde kje këmbësorin në rrugën e Rinasit, arrestohet 46-vjeçarja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pesë muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje drastike të numrit të aksidenteve, të personave të plagosur në to dhe atyre që fatkeqësisht kanë humbur jetën. Statistikat zyrtare të aksidenteve tregojnë se vetëm në muajin maj të këtij viti numërohen 120 aksidente rrugore nga 75 aksidente të ndodhura në muajin Maj 2020, duke u rritur me 60,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

INSTAT sqaron se kjo rritje e dukshme ka të bëjë me faktin që vitin e kaluar kishte më pak qarkullim mjetesh për shkak të masave kufizuese. “Për rrjedhojë edhe krahasimi pesëmujor paraqitet me një rritje prej 40,3 %, ku numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesëmujorin e parë të vitit 2020. Në muajin Maj 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 151 persona nga 86 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 75,6 %” thuhet në njoftimin e INSTAT.

I njëjti raporton se në pesëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 714 persona nga 513 persona, duke u rritur me 39,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Maj 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 9 persona të vdekur në Maj 2020.  Në pesëmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 90 persona nga 58 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shoferët e “rrezikshëm”

INSTAT raportoi se në muajin Maj 2021, aksidentet rrugore, në 84,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 18,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 42,3 %, krahasuar me një vit më parë” vlerëson INSTAT./Monitor/

Pas

Apeli: Nëse jeni mbi 57 vjeç, paraqituni në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë, ja përse

Para

Fidel Ylli: Duhet të hapen patjetër pikat e basteve, po veprohet në të zezë, ne jemi vend i pasur 

Para
Fidel Ylli: Duhet të hapen patjetër pikat e basteve, po veprohet në të zezë, ne jemi vend i pasur 

Fidel Ylli: Duhet të hapen patjetër pikat e basteve, po veprohet në të zezë, ne jemi vend i pasur 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar