• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

A i humbasin vlerat vajit të ullirit? Si të siguroni më gjatë freskinë e tij

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
A i humbasin vlerat vajit të ullirit? Si të siguroni më gjatë freskinë e tij
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përdorimet e tij në gatimet tona të preferuara janë të panumërta, aq sa furnizimi me këtë vaj nuk është kurrë i tepruar.

Në ka një produkt që nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinë, ai është vaji i ullirit ekstra i virgjër.

Përdorimet e tij në gatimet tona të preferuara janë të panumërta, aq sa furnizimi me këtë vaj nuk është kurrë i tepruar.

Gjithnjë sugjerohet që në kuzhinë të kesh disa shishe rezervë me vaj ulliri cilësor, por natyrshëm lind pyetja, a prishet ndonjëherë vaji i ullirit?

Jetëgjatësia e vajit të ullirit

Siç ndodh edhe me ushqime të tjera që kanë një afat përdorimi dhe cilësie, vaji i ullirit nuk bën përjashtim. Padyshim që edhe vaji arrin një pikë që e bën atë të papërdorshëm. Me kalimin e kohës, ajri, nxehtësia dhe drita kanë një ndikim të pakthyeshëm në cilësinë e produktit dhe në sigurinë e tij.

Pavarësisht të gjitha hapave që marrim për ta ruajtur sa më mirë, vaji i ullirit nuk do të zgjasë përjetësisht.

Zgjidhja më e mirë është gjithnjë vaji i freskët ekstra i virgjër, i pastër dhe natyral i ullirit. Por kjo nuk do të thotë që këto karakteristika do të garantojnë jetëgjatësinë e tij, sepse vaji i ullirit është një produkt natyral i pastër pa aditivë, që mund t’ia zgjasin jetën por dëmtojnë cilësinë.

Shumica e vajrave të ullirit janë të përdorshëm deri në dy vjet që nga data e paketimit. Nëse dëshironi të shtoni jetëgjatësinë e vajit të ullirit, shfrytëzoni këto këshilla nga AgroWeb.org:

Nëse keni disa shishe, mos i hapni të gjitha njëherësh, por një e nga një. Vajra të ndryshëm mund të kenë shije dhe aromë të ndryshme. Është e rëndësishme të mbani mend që kur shishja hapet, përmbajtja e saj do të ketë një jetëgjatësi më të shkurtër.

Ruajeni në vend të freskët

Mbajeni vajin e ullirit në një vend të freskët dhe të errët, larg zonave të gatimit dhe burimeve të nxehtësisë. Mos e fusni në frigorifer, por mbajeni në një dollap të ajrosur mirë që do të ndihmojë në zgjatjen e freskisë së vajit të ullirit.

Mbajeni shishen të mbyllur mirë

Shishet dekorative që mund të keni në shtëpi, ngjajnë shumë të bukura, por nëse e keni të pamundur të izoloni grykën e tyre që ta mbroni vajin e ullirit nga ambienti i jashtëm, atëherë shishja nuk bën punë. Ekspozimi i vajit në oksigjen do të përshpejtojë prishjen e vajit.

Mbajeni shishen larg dritës

Shumica e vajrave të ullirit janë të paketuara në shishe të errëta për një arsye të vetme. Ato filtrojnë shumicën e dritës që arrin të degradojë vajin e ullirit me kalimin e kohës. Një shishe qelqi me ngjyrë të errët është gjithashtu e rëndësishme për të siguruar jetëgjatësinë e produktit.

Si të dalloni një vaj të prishur

Fakti që një shishe me vaj ulliri ka një afat përdorimi të stampuar në të, nuk garanton që vaji do të mbajë të njëjtën cilësi për shumë gjatë.
Përpara se të përdorni vajin e ullirit, kontrolloni datën e stampuar si një udhëzues për cilësinë e tij. Jini vigjilentë për shenjat e mëposhtme që do t’ju ndihmojnë të dalloni vajin e prishur.

Pamja

Gjëja e parë që duhet të shikoni është pamja e vajit të ullirit. Pas një 12 ose 18 muajsh, vaji do të nisë të ndryshojë ngjyrë. Nëse prishet, vaji do të marrë një ngjyrë të çelët të verdhë.

Aroma

Në ka një tregues vendimtar për cilësinë e vajit, është aroma e vajit. Vajrat e freskët kanë një aromë të ndezur e të mprehtë. Por duke u prishur, vaji merr një aromë që të ngjan me kikirikët e prishur, shkumësin apo stukon.

Shija

Nëse keni akoma dyshime, provoni një gllënkë dhe shijojeni në gojë. Nëse shija që do të përjetoni do të jetë ajo e yndyrës që ngjit, thartësisë apo e ngjashme me kungullin, dijeni që keni hasur një vaj ulliri të prishur./AgroWeb.org

Pas

Pas atentatit të Spiro Iljadhit/ Gjykata e do në burg, del dëshmia e Redian Haderit

Para

Jo vetëm Austria/ Një tjetër shtet në Europë heq kufizimet për shqiptarët: S’ka nevojë për test dhe karantinë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar