A ju ka ndodhur që kur udhëtoni me aeroplan të pyesni veten pse dritaret nuk janë katrore por rrethore?
Ka një përgjigje për këtë, pasi nuk është thjesht rastësi.
Forma rrethore e dritares është e rëndësishme për sigurinë tonë.
Kjo ndodh pasi dritaret katrore janë të rrezikshme sepse këndet e mprehta janë pikat e dobëta të aeroplanit që mund të çahen për shkak të presionit të ajrit.
Këndet e rrumbullakosura ndihmojnë në shpërndarjen e presionit, duke ulur rrezikun e thyerjes së dritareve. Format rrethore gjithashtu mund t’i rezistojnë më mirë deformimit të shkaktuar nga ndryshimet në presion.